Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Grubi priti në takim ambasadorin e ri britanik, Matthew Lawson

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, sot ka pritur në takim Matthew Lawson, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht, Grubi i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e ri si dhe shprehu ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeta e II-ë.

Në takim u konfirmua miqësia mes dy vendeve si dhe vazhdimësia e bashkëpunimit në sferën ekonomike, në mbrojtje si vende partnere të NATO-s, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në proceset reformuese.

Ambasadori Lawson uroi Grubin për ecurinë e procesit integrues të vendit dhe fillimin e negociatave me BE-në, duke theksuar se do të vazhdojë mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e synimeve strategjike siç është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Në takimin me ambasadorin Lawson u konstatua se politikat e fqinjësisë së mirë japin rezultate dhe hapin perspektiva të reja jo vetëm për vendin por edhe për mbarë rajonin dhe se Qeveria është e fokusuar në sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët përmes zbatimit të vlerave europiane.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, u tha se të gjitha subjektet politike në vend duhet të tejkalojnë interesat partiake për të realizuar plotësisht qëllimin strategjik – anëtarësimin e plotë në BE, që është e vetmja rrugë e drejtë nga e cila nuk ka kthim prapa.

Gjithashtu, u bisedua edhe për sfidat në fushën e energjisë dhe për çështje të tjera aktuale nga rajoni e bota të shkaktuara nga Pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Latest Posts

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Mos i humbisni

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...

BDI: Le t’i votojë Mickoski ndryshimet kushtetuese, BDI për integrim në BE del prej Qeverie

Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria. Sipas tyre,...