Grubi: “Ngushëllime të sinqerta familjes Ramadani, ndajmë dhimbjen me ta!”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Ramadani e cila në një fatkeqësi humbi të birin, Erdanin.

Duke shpërndarë një fotografi me të ndjerin, Grubi ka thënë se edhe ai, ndan dhimbjen me të afërmit e Erdanit nga Kumanova.

“Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë që e njohën këtë shpirt të bardhë, qoftë i parajsës! Foton e përbashkët me Erdanin ma nisën të afërmit e tij në dhimbjen e tyre me të madhe, të cilën e ndanë gjithësecili prej nesh, sot të gjithë jemi familjarë të Erdan Ramadanit. Shpreh vlerësimin tim për institucionet, prokurorinë, drejtorinë për kërkim dhe shpëtim, policinë, ushtrinë, vullnetarët dhe të gjithë shpëtimtarët që ndihmuan në gjetjen e Erdanit”, ka shkruar Grubi.