Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Si të kurseni energjinë elektrike, disa këshilla praktike

Kursimi i energjisë tingëllon e vështirë, ndonëse është me të vërtetë një mision i arritshëm.
Këtë e pohojnë ekspertët e sipas të cilëve, me disa hapa të thjeshtë, njeriu jo vetëm mund të pakësojë gjurmën e tij individuale të karbonit në atmosferë, por edhe të paguajë më pak në faturën e fund-muajit.

Mos e shpërdoroni energjinë
Nëse ka një pajisje që nuk e përdorni shpesh, mos e lini atë ndezur kot.
Fikni dritat, kompjuterët, televizorin, telefonin, kondicionerin dhe çdo pajisje tjetër që nuk keni ndërmend ta përdorni së afërmi.

Vetëm me këtë hap të thjeshtë mund të kurseni shumë.
Nëse keni një pajisje që nuk përdoret, ama e mbani në prizë, bëhuni të mençur dhe hiqeni nga priza.

Sa i përket kësaj të fundit, ekspertët  thonë se është më mirë të përdorni një prizë zgjatuese për disa pajisje, në mënyrë që të mund t’i fikni të gjitha me një prekje të vetme.

Kujdes me kondicionerin
Temperatura e shtëpisë duhet mbajtur diku tek 25 ose 27 gradë në verë, ndërsa në dimër duhet të jetë nga 18 deri në 20 gradë.

Në verë mbani perdet mbyllur në pikun e vapës që të mbani larg nxehtësinë.
Në dimër mbani perdet hapur që drita natyrale të ngrohë ambientin.

Zgjidhni ngjyra të çelëta për lyerjen e shtëpisë
Nëse zgjidhni ngjyra të zbehta dhe të çelëta për lyerjen e shtëpisë, drita do të reflektohet më shumë dhe rrjedhimisht nuk do të keni nevojë të ndizni dritat në shtëpi.

Ngjyrat e çelëta përbëjnë një avantazh të rëndësishëm edhe në verë sepse muret nuk përthithin aq shumë nxehtësi.

Zgjidhni pajisje që kursejnë energji
Kur të blini pajisje elektro-shtëpiake, zgjidhni ato që kursejnë elektricitet.
Vetëm falë tyre, konsumi juaj i elektricitetit do të jetë më i ulët dhe shpenzimet gjithashtu.

Lani rrobat me ujë të ftohtë
Nëse i lani rrobat me ujë të ftohtë, do të kurseni ndjeshëm elektricitet. Nëse lavatriçja juaj ka karakteristika të veçanta për kursimin e energjisë, atëherë do të jeni dyfish të fituar.

Mos e teproni me ujin
Kursimi i ujit automatikisht ka lidhje me kursimin e energjisë.
Nëse ju nuk e lini ujin të rrjedhë më kot ndërsa bëni banjë, atëherë bolieri nuk do të shpenzojë më shumë energji për ta ngrohur atë.

E njëjta gjë vlen edhe për WC-në, me të cilën nuk duhet ta teproni duke shtypur butonin e shkarkimit.

Zgjidhni ndriçimin led
Në vend të llampave të vjetra, investoni tek ato LED të cilat janë jo vetëm të përballueshme por edhe kursejnë energji.

Këto llampa i gjeni në forma dhe nivel ndriçimi të ndryshëm.

Latest Posts

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Mos i humbisni

Situata në veri të Kosovës/ Grubi fton autoritetet kosovare për kordinim me BE dhe SHBA për dialogun

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje...

Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në...

Flet drejtori Sulejmani: Me grafën e etnitetit po vendosim rregull, larg keqpërdorimeve (Video)

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amë, Emir Sulejmani në një intervistë për Indeks.mk flet mbi grafën e vendosjes së etnitetit në dokumentet...

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...