Lideri i VMRO-së Hristjan Mickovski në një intervist për Tv24 është shprehur se nëse BDI-ja do të fitojë në blokun shqiptar në zgjedhjet e ardhshme do të bëjë koalicion, përcjell TS
“Për shkak të qeverisjes me Badenter në Kuvend, do të duhet të bëjmë koalicion me partinë që fiton në bllokun shqiptar, pra edhe nëse është BDI, edhe pse do të preferoja të ishte opozita shqiptare për momentin, ASH-ja dhe BESA” kështu është shprehur Mickovski në Tv24.
Ndryshe BDI është partia politike shqiptare që nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje që nga themelimi i saj, edhe në anketat e fundit BDI është trefish më lartë sa të gjithë partitë tjera politike shqiptare./TS/