Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Studio e bukurisë “Joliebeauty” në Zvicër gati të mirëpres këngëtaret e estrardes

Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik...

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Seancë e Këshillit ekonomik qeveritar

Shkup, 5 tetor – Qeveria për sot në ora 12:00 e caktoi seancën e Këshillit ekonomik. Një nga temat pritet të jenë masat shtesë kundër krizës me të cilat do të zbutet goditja e çmimeve.

Siç tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, të hënën, ngrirja e marzheve po funksionon, por inputet, energjia dhe lëndët e para që i marrin prodhuesit e produkteve ushqimore bazë po i rrisin çmimet.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve, veçanërisht të produkteve ushqimore bazë. Qeveria mori masat fillestare për ngrirjen e çmimeve, por duke e pasur parasysh se jemi ekonomi e hapur e cila shkëmben me vendet e huaja, propozimi i ngrirjes nuk është i mundur. Do të shfaqen mangësi, prandaj ne kaluam, siç kaluan edhe vendet tjera, drejt ngrirjes së marzheve”, theksoi Kovaçevski.

Ai tha edhe se shumë shpejt do të shpallen masa konkrete kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

“Tani më por përgatiten listat dhe kategoritë e qytetarëve të cilët do të përkrahen me mjete shtesë financiare nga Buxheti për ta kaluar më lehtë krizën me të cilën po ballafaqohemi”, deklaroi Kovaçevski.

Në ndërkohë, reagoi Oda ekonomike, duke dhënë kërkesë publike tek Qeveria më së voni deri sot, 5 tetor të vitit 2022, për kur është caktuar seanca e Këshillit Ekonomik, që të miratohen masa që do të lehtësojnë, siç theksoi, goditjen e fortë të çmimeve.

Oda paralajmëroi se biznesi ka vetëm një alternativë – ose të ndihmojë shteti ose do të mbyllen kapacitetet. Ka filluar procesi i uljes së punonjësve, reduktimit të prodhimit dhe mbylljes së kapaciteteve. Eskalimi do të jetë në dy muajt e ardhshëm kur të lidhen kontratat për furnizim me energji elektrike për vitin e ardhshëm.

“Ky është një moment kritik. Shpejtësia e reagimit është faktor vendimtar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe buxhetor të shtetit. Situata në të cilën ndodhet ekonomia është e rëndë duke pasur parasysh faturat e larta të energjisë elektrike, deri në gjashtëfishuar, për të cilat asnjë kompani nuk ka faj. Më shumë se 1.600 persona juridikë që janë në tregun e lirë më 30 shtator 2022 janë anketuar dhe janë shprehur se janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, thekson Oda në kumtesën e sotme dhe shton se nuk ka regjistruar asnjë vend në rajon dhe më gjerë i cili nuk u ka ndihmuar kompanive të veta”, deklaroi Oda ekonomike.

Latest Posts

Studio e bukurisë “Joliebeauty” në Zvicër gati të mirëpres këngëtaret e estrardes

Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik...

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Mos i humbisni

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...

IDEA: Komuna e Haraçinës më e sukseshmja tek komunat shqiptare

Në Analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike për 13 komuna të monitoruara, krerët e Strugës, Çairit dhe Bogovinës nuk e kanë realizuar...

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...