Ankthi nuk ka mbaruar për yllin e Liverpool, i ati ende mbetet i zhdukur!

Makthi per futbollistin e Liverpool, Luis Diaz nuk ka fund. Ylli i kombëtares së Kolumbisë mbetet në pritje të lajmeve pozitive për situatën që...

TË FUNDIT

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Rexhepi: Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovës – Prizren

Me propozim të MTL, qeveria e RMV-së miratoi tekstin e marveshjes për projektim të një tjetër projekti strategjik dhe të shumë pritur atë të...

Grubi priti në takim ambasadoren e Suedisë në vend, Ami Larsson Jain

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë në vend, znj. Ami Larsson Jain, të cilës i ka uruar mision të suksesshëm diplomatik në vendin tonë.

Grubi dhe Larsson Jain kanë bashkëbiseduar rreth raporteve të mira bilaterale mes të dyja vendeve, vendimeve të rëndësishme që ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të ndërtuar themelet e shëndosha të një shoqërie demokratike mbi vlerat e barazisë dhe demokracisë konsensuale, si dhe për të realizuar synimin e integrimit në strukturat euro-atlantike përmes Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi njoftoi ambasadoren Larsson Jain për progresin që ka shënuar vendi në rrugën drejt Bashkimit Europian me hapjen e negociatave të integrimit, duke shprehur faleminderim për përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen progresive të vendit.

Gjatë takimit është shprehur edhe rëndësia e madhe е avancimit të rrugës së integrimit, me ç’rast Grubi ka njoftuar ambasadoren suedeze për përkushtimin e Qeverisë properëndimore të vendit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, përgatitjet intenzive që po realizohen për procesin e skriningut që do të fillojë më 7 Nëntor të këtij viti dhe fokusin e vazhdueshëm në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit.

Ambasadorja Larsson Jain ka shprehur faleminderimin e saj për përkrahjen e madhe që vendi ynë i jep integrimit të Suedisë në NATO dhe përkrahjen e plotë të vendit të saj në të gjitha proceset e nevojshme të zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Latest Posts

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Rexhepi: Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovës – Prizren

Me propozim të MTL, qeveria e RMV-së miratoi tekstin e marveshjes për projektim të një tjetër projekti strategjik dhe të shumë pritur atë të...

Mos i humbisni

Hapet rruga për zgjedhjen e kryesuesit të OSBE-së për 2024

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi aktual i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), Bujar Osmani bëri të ditur...

Fatmir Limaj: Vuçiç përfaqëson llumin e shoqërisë serbe

Fatmir Limaj e konsideroi Aleksander Vucic llumin e shoqërise serbe.   Deklaratat ish-drejtuesi iu UCK I bëri në emisionin QuoVadis.   “Është e habitshme se në cfarë...

Putini firmos buxhetin më të madh të Rusisë, i rrit shpenzimet për ushtrinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tri vjetët e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të...