Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada. Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë...

TË FUNDIT

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës...

Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar hiç!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë. “Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai...

Festa e 28 nëntorit: Shqipet e Londrës bllokojnë rrugët, arrestohen disa persona

28 nëntori u festua edhe në Angli.Rrugët e Londrës, u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë. Po ashtu janë arrestuar...

OKB cakton ekspert për posaçëm për të shqyrtuar abuzimet me të drejtat e njeriut në Rusi

Organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut mori sot vendim të emërojë një ekspert të pavarur për të intensifikuar më tej shqyrtimin e çështjeve që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut në Rusi.

 

Vendimi vjen mes rritjes së arrestimeve arbitrare, goditjes së zërave kundërshtarë e kufizimeve ndaj fjalës së lirë, për shkak të luftës në Ukrainë.

 

Propozimi i miratuar me 17 vota pro, 6 kundër dhe 24 abstenime, u paraqit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut javën e kaluar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Hungarisë. Pak para votimit në Gjenevë, grupi rus i të drejtave të njeriut ‘Memorial’, u shpall bashkëfitues i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022.

 

Në propozim paraqitej shqetësimi për mbylljet masive e të detyruara të mediave të pavarura, organizatave joqeveritare dhe grupeve opozitare në Rusi.

 

Eksperti i posaçëm do të shqyrtojë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi, duke u mbështetur pjesërisht në ndihmën e grupeve dhe aktivistëve rusë, që ndodhen brenda, apo jashtë Rusisë.

 

Më parë Këshilli caktoi një Komision Hetimor, niveli më i lartë i kontrollit që ushtron ky organ i OKB-së, për të trajtuar çështjet e abuzimit me të drejtat e njeriut të lidhura me luftën e Rusisë në Ukrainë.

 

Qeveria ruse ka ndërmarrë një sërë masash për t’iu kundërvënë kundërshtimeve të brendshme lidhur me luftën, përfshirë miratimin e një ligji që i konsideron vepra penale përhapjen e atyre që i quan lajme të rreme në raport me ushtrinë ruse.

 

Deri në fillim të këtij viti Rusia ishte anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, por ajo e pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë organ ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po ndërmerrte hapa t’i hiqte statusin e vendit anëtar, për shkak të sulmit në Ukrainë.

 

E premtja shënoi ditën e fundit të seancës së vjeshtës për Këshillin. Një ditë më parë, vendet anëtare hodhën poshtë një propozim, të paraqitur fillimisht nga Shtetet e Bashkuara si dhe disa vende të tjera perëndimore, për zhvillimin e një debati mbi dyshimet për abuzim me të drejtat e njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, në Xinjiang./voa

Latest Posts

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës...

Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar hiç!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë. “Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai...

Festa e 28 nëntorit: Shqipet e Londrës bllokojnë rrugët, arrestohen disa persona

28 nëntori u festua edhe në Angli.Rrugët e Londrës, u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë. Po ashtu janë arrestuar...

Mos i humbisni

Ahmeti: Shumë breza sakrificë për këtë ditë feste, valoftë gjithmonë flamuri Kuq e Zi!

Nën organizimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u mbajt Akademi Solemne dedikuar 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ahmeti në...

Arbër Ademi në Madrid takoi ish kryeministrin bullgar, Petkov

Nënkryetari i BDI dhe shef i grupit parlamentar Arbër Ademi në Madrid sot ka takuar ish kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Takim me ish-kryeministrin e Bullgarisë,...

NATO, shqetësim për Ballkanin: Rritja e konflikteve në rajon rrezikon paqen

https://www.youtube.com/watch?v=eLjghWRUeEk Subscribe Nga Brukseli ku po merr pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i...