Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish...

Grubi në Opinion komenton situatën në Kosovë dhe nevojën e kordinimit me SHBA

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri...

Aleatët dhe partnerët e NATO-s ndihma Kievit për mbrojtjen ajrore

Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin të forcojë mbrojtjen ajrore pas sulmeve ruse ndaj objekteve civile në Ukrainë. Ky zotim u bë sot gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel që në qendër të diskutimeve kishte zhvillimet në Ukrainë. Po sot, forcat ukrainase kanë njoftuar për çlirimin e territoreve të reja me rëndësi strategjike në rajonin e Khersonit.

Zhvillimet e fundit në Ukrainë me theks të veçantë sulmet ajrore ruse ndaj objekteve civile ishin tema kryesore e diskutimeve në Bruksel mes ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe vendeve të tjera aleate.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se sulmet e fundit kanë nxjerrë në pah “ligësinë dhe mizorinë” e luftës së Rusisë, ndërsa u zotua se SHBA dhe aleatët do të ndihmojnë ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre jo vetëm nga sulmet e fundit.

“Vendosmëria jonë për të mbështetur mbrojtësit e Ukrainës shtrihet në të gjitha stinët. Ne do të vazhdojmë të rrisim aftësitë mbrojtëse të Ukrainës për nevojat urgjente të sotme dhe të së ardhmes”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Uashingtoni kishte miratuar më parë dërgimin në Ukrainë të tetë sistemeve të avancuara të raketave tokë-ajër (NASAMS). Dy sisteme pritet të dorëzohen së shpejti dhe gjashtë të tjera më pas.

Sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, Shtetet e Bashkuara po e përshpejtojnë dërgimin e sistemeve ajrore NASAMS në Ukrainë.

Gjermania njoftoi sot se nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore që ka vendosur t’i japë Kievit, njëri tani ka arritur në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që Ukraina tani mund të mbrohet kundër këtyre sulmeve me këtë sistem të mbrojtjes ajrore. Një sistem është dorëzuar dhe vitin e ardhshëm do të dërgojmë edhe tre sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore”, tha Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Në Kiev aeroplanët luftarakë kanë nisur patrullimin e hapësirës ajrore, ndërsa raportet e fundit nga fusha e betejës tregojnë se ushtria ukrainase ka vazhduar të çlirojë vendbanime të tjera në bregun perëndimor të lumit Dnipro, në rajonin e Khersonit.

Një ushtarak ukrainas nga radhët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale publikoi një video në Facebook të martën që tregonte flamurin ukrainas duke u ngritur mbi një qytet të rimarrë në këtë rajon.

Ndërsa në Pragë vendet anëtare të BE-së po diskutojnë rreth mundësisë së vendosjes së një çmimi tavan për lëndët energjitike që importojnë,

presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se nuk është Moska fajtore për rritjen e çmimeve të energjisë, por sanksionet e vëna ndaj Rusisë.

“Burimet e energjisë që po dërgohen në tregun evropian shiten me çmim të trefishtë. Rrjedhimisht inflacioni rritet në qiell. Çfarë lidhje ka Rusia me këtë?” tha presidenti rus gjatë një forumi për energjinë në Moskë.

Ndërkohë, gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike centralin më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhia kanë dalë jashtë funksionimit duke rrezikuar centralin. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi e quajti këtë sot një “zhvillim thellësisht shqetësues”. Brenda pesë ditësh, kjo është hera e dytë që kjo gjë ka ndodhur.

Latest Posts

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish...

Grubi në Opinion komenton situatën në Kosovë dhe nevojën e kordinimit me SHBA

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri...

Mos i humbisni

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...