Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Gjermani/ Pandemia ka nxitur digjitalizimin në turizëm

Kalimi i pushimeve në Gjermani pësoi një bum të madh në vitet e pandemisë  2020/21, plazhet ishin të mbipopulluara, hotelet dhe kampingjet nuk kishin më vende –  dhe digjitalizimi papritmas mori një hov. “Shumë biznese të vogla gjermane u njohën me përparësitë e digjitalizimit”, bën të ditur Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Turizmit (BTW). Sipas një sondazhi të Shoqatës Gjermane të Turizmit (DTV), në vitin 2021, 84 për qind e kompanive të anketuara thanë se dixhitalizimi ishte bërë më i rëndësishëm si rezultat i pandemisë.

 

Për shembull, në disa zona të bregut të Detit të Veriut, pushuesit tani mund të përdorin aplikacionin “Frida” për të kontrolluar hyrjen dhe daljen nga hotelet ose për të rezervuar tavolina në restorante. Në Detin e Veriut dhe Detin Baltik mund të rezervohet dhe të paguhet në internet  për shezlonët e plazhit.Në shumë vende, bileta digjitale e vizitorëve ka zëvendësuar biletën prej letre. Biletat digjitale ofrojnë shpeh hyrje me zbritje në shumë objekte, por edhe akses falas në plazh.

 

Symbolbild | Hotelbuchung online

Trendi i pandalshëm: Shërbimet turistike po bëhen gjithnjë e më dixhitale

 

Megjithatë, ka ende punë për të bërë: Në nivel evropian, Gjermania mbetet ende prapa, si për shembull sa u përket pagesave jjo cash. Ajo që është standarde në Danimarkë, Poloni apo Lituani, në Gjermani mbetet ende një ëndërr e së ardhmes. Problem tjetër janë boshllëlqet në rrjetin celular, sidomos në disa zona rurale nuk ka WiFi të mjaftueshëm publik. Aty ku nuk ka rrjet, nuk ka asnjë komunikim me vizitorin.

 

Megjithatë, duket se industria e turizmit  është zgjuar nga gjumi i thellë analog. Papritmas funksionon ajo që është lënë pas dore për kaq shumë vite. Ofertat turistike reklamohen më shumë në internet, në faqet e internetit të optimizuara për pajisjet celulare dhe në  mediat sociale, Instagrami përdoret si një mjet marketingu. Janë zhvilluar produkte të reja dixhitale për të treguar destinacione turistike.

 

Në Mynih, Bamberg apo Wolfenbüttel, agjencitë e marketingut të qyteteve e kanë kuptuar rëndësinë e guidave dixhitale. Qyteti i Essenit, për shembull, prej vitit 2021 ofron guida të përziera virtuale dhe reale, në kuadër të projektit “Essen 1887”. Vizitorët ecin nëpër qytet me syze speciale të kontrolluara me GPS. Dhe ata shohin karroca me kuaj tek lëvizin nëpër rrugë ose holograme, pra njerëz virtualë nga viti 1887, të cilët ofrojnë njohuri  nga historia e qytetit. Një biletë kushton 25 euro, ajo mund ta blihet – në mënyrë analoge – në pikën e informacionit turistik ose online.

 

Deutschland Essen | Digitale Zeitreise ins Jahr 1887

Edhe TimeRide Go! në Këln ose Berlin ofrojnë udhëtime virtual në kohë dhe gjallërojnë epokat e mëparshme. Për këtë përdoren syze të realitetit virtual. Gjithashtu portali i akomodimit Airbnb ofron përvoja virtuale në internet, si për shembull një pjatë me makarona me gjyshen e shtëpisë ose një udhëtim virtual në Taj Mahal.

 

Pikat e dobëta në menaxhimin e vizitorëve

 

Udhëtimi në Gjermani është bërë më komod me dixhitalizimin. Pjesë e shërbimit ndaj klientit është edhe menaxhimi i vizitorëve, por ai duhet të përmirësohet. Turistët së shpejti duhet të jenë në gjendje të informohen në internet edhe për rrugë të bllokuara, kasolle alpinistësh të mbyllura, plazhe të mbipopulluara apo  hapësira të lira të parkimit.

 

Se si mund të bëhet kjo, këtë e tregon projekti “Strategjia e digjitalizimit në kohëne  koronës për bregun e Detit të Veriut të Saksonisë së Poshtme”. Në sezonet verore të pandemisë 2020/21, njerëzit u dyndën në brigjet gjermane, por ata duhet të mbanin distancën në plazh. Si mund tët organizohej kjo?

 

Për të drejtuar fluksin e vizitorëve, organizata e marketingut Die Nordsee 2021 lançoi një sistem semafori që është ende në përdorim. Ai tregon nivelin e popullimit të plazheve, vizitorët  dhe automjetet numërohen nëpërmjet sensorëve me  lazer. Pushuesit mund të ndjekin të dhënat në kohë reale në faqen e internetit dhe në ekranet e instualuara në plazh. Nëse numri i vizitorëve arrin kufirin e lejuar, atëherë vizitorëve të rinj u tregohen alternativa.

 

Donaueschingen Hotel Öschberghof Rezeption

Jo çdo gjë në turizëm mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale

 

Në Gjermani nuk mungojnë idetë. Sipas Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA), sfida më e madhe qëndron në integrimin e teknologjive të reja në infrastrukturat e vjetra. Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Gjermane e Turizmit, 77 për qind e kompanive të anketuara përmendën mungesën e stafit dhe 61 për qind mungesën e fondeve si pengesën më të madhe për përparimin teknologjik. Dhe me stafin, mungon njohuria dhe zhvillimi i koncepteve të marketingut dhe shitjes.

 

Megjithatë, duke qenë se turizmi është kryesisht një industri shërbimesh, jo gjithçka mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale. Daljet, takimet personale, mikpritja ose shija në një restorant – këto janë gjëra që duhen bërë nëpërmjet ndërveprimit fizik, dhe është kontakti ndërpersonal ai që i bën pushimet një përvojë./dw

Latest Posts

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Mos i humbisni

Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj pesë personave të cilët dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, njoftoi BBC të enjten.   Orlin...

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ U qëllua pranë automjetit, trupi u gjet nga familjarët

Familjarët ishin ato që gjetën trupin e vrarë të 33-vjeçarit, Valter Fejza, që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ai...

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...