Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Përse ligjvënësit kërkojnë dëshminë e ish-Presidentit Trump

Komisioni i Kongresit që heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara votoi të enjten për të thirrur ish-Presidentin Donald Trump, duke e detyruar atë kështu të dëshmojë për rolin e tij në përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ndoqi punimet e seancës dëgjimore të komisionit të posaçëm të Kongresit.

 

Ish-Presidenti Donald Trump është urdhëruar tashmë nga ligjvënësit të dëshmojë për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

 

“Shkaku kryesor i 6 janarit ishte një person, Donald Trumpi, të cilin e ndoqën shumë të tjerë. Asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur pa të. Ai ishte i përfshirë personalisht dhe në mënyrë domethënëse në gjithçka”, tha Ligjvënësja Liz Cheney.

 

Në historinë e Shteteve të Bashkuara, disa presidentëve të tjerë u është kërkuar të dëshmojnë në Kongres, por kjo është një ndodhi e rrallë.

 

Ligjvënësit thanë se për shkak të natyrës së rëndë të sulmit është e domosdoshme që ish-Presidenti Trump të japë llogari.

 

“Ai duhet t’u përgjigjet miliona amerikanëve votat e të cilëve donte t’i mënjanonte në kuadrin e skemës së tij për të qëndruar në pushtet, si dhe të përgjigjet në të gjitha proceset që po zhvillohen për të siguruar llogaridhënien përpara ligjit. Ky komision kërkon llogaridhënie të plotë përpara çdo amerikani për ngjarjet e 6 janarit”, tha Ligjvënësi Bennie Thompson.

 

Ish-Presidenti Trump ka kritikuar punën e komisionit, duke e quajtur si të padrejtë pasi përbëhet nga ligjvënës demokratë dhe republikanë që votuan për të ngritur akuza për shkarkimin e tij. Megjithatë, një pjesë e madhe e provave të paraqitura gjatë dëgjesave erdhi nga anëtarë të stafit të tij dhe nga partia e tij.

“Të gjitha provat vijnë pothuajse plotësisht nga republikanët. Faktet që kanë dalë nuk janë të demokratëve apo të kundërshtarëve të Donald Trumpit”, tha Ligjvënësi Thompson.

 

Në këtë seancë dëgjimore që pritet të jetë seanca e fundit publike, anëtarët e komisionit treguan video të reja të drejtuesve të Kongresit që dërgoheshin në një vendndodhje sekrete të sigurtë, ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihmë, ndërkohë që mbështetësit e zotit Trump kishin hyrë me forcë në Kapitol. Seanca gjithashtu bëri të ditur se Shërbimi Sekret ishte në dijeni paraprakisht për rrezikun e sulmit.

 

Komisioni nuk ka autoritetin të ngrejë akuza penale, por mund t’ia referojë gjetjet e tij Departamentit të Drejtësisë.

 

“Kemi informacion të mjaftueshëm për të marrë në konsideratë referimin e akuzave penale për individë të shumtë”, tha Ligjvënësja Cheney.

 

Komisioni pritet të publikojë një raport me gjetjet e tij gjatë muajve në vazhdim. Mendohet se ish-Presidenti Trump nuk do të pranojë të dalë para komisionit, çka mund të pasohet me ngritjen e akuzave ndaj tij për mosrespektim të fletë-thirrjes së Kongresit./voa

Latest Posts

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Mos i humbisni

Endriti sjell ” Kantia ” unik në stil e këndim

Pasi kishte mjaft komente pozitive dhe kënga " Esia " u prit mjaft mirë, ai po ecën me hapa të sigurt falë edhe zhanrit...

Rexhepi: Sot u prezantua dokumenti strategjik Programi Operativ Sektorial për Transport për vitet 2024-2027

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ishte pjesmarës në eventin e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me grupin punues...

Analistët: “Dashuria” e dy ish-“armiqve të përbetuar”, Kasami-Gashi, akt dëshpërimi dhe shterp!

“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re...

Ra nga lartësia e pemës/ Humb jetën pas 11 ditësh tek Trauma 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.   Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën...

“Princeshë e bukur”, një baladë e bukur nga Aleksander Gjelaj

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë...