Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Kulla “Steinway” në Nju Jork, rrokaqielli më i hollë në botë

Në qytetin e Nju Jorkut, është ndërtuar së fundmi një ndërtesë që mban titullin e “rrokaqiellit më të hollë në botë”. Kulla është aq e hollë dhe e lartë, saqë për ndërtimin e saj ishte e nevojshme ulja e numrit të ashensorëve dhe shtimi i masave për përballimin e erërave të forta.

Në majë të ndërtesës “Steinway” në qytetin e Nju Jorkut, banesat lëkunden me disa metra kur ka erë të fortë sepse ajo është shumë e hollë.

 

Në fakt, mendohet se ky është një nga rrokaqiejt më të hollë në botë.

 

Ndërtesa 84-katëshe “Steinway”, e projektuar nga firma e arkitekturës “SHOP Architects” në Nju Jork, ka marrë titullin e “rrokaqiellit më të hollë në botë” për shkak të gjerësisë prej 18 metrash kundrejt lartësisë prej 435 metrash.

 

Gregg Pasquarelli ishte arkitekti kryesor i projektit të ndërtimit të saj.

 

“Ajo që e bën të hollë ndërtesën është raporti i gjerësisë së saj kundrejt lartësisë. Një ndërtesë konsiderohet e hollë kur raporti i gjerësisë me lartësinë e saj është 1 me 10 ose më lartë. Ndërtimi i këtyre llojeve të rrokaqiejve është i vështirë. Ndërtesat më të holla në botë ndodhen kryesisht në Hong Kong, ku raporti i gjerësisë së tyre kundrejt lartësisë është në shifrat 1 me 17 ose 18. Ndërtesa “Steinway” ka një raport 1 me 23 e gjysmë të gjerësisë kundrejt lartësisë. Pra, ishte një përparim i jashtëzakonshëm në teknologjitë që nevojiteshin për ta ndërtuar atë”, thotë ai.

 

Kjo është shumë e qartë kur shihet në një vizatim, dhe kur krahasohet me rrokaqiejt e tjerë të qytetit të Nju Jorkut.

 

“Në këtë foto ju mund të shihni se sa i madh është dallimi mes sipërfaqes që mbulon në tokë ndërtesa me lartësinë e saj. Ju mund të shihni sa i vogël është ai drejtkëndësh në krahasim me lartësinë e ndërtesës, pra përmasa e lartësisë është 23 herë më e madhe se ajo e bazamentit në sipërfaqen e tokës”, thotë Carol Willis, themeluese dhe drejtore e Muzeut të Rrokaqiejve.

 

Ndërtesa ka 60 apartamente që kushtojnë nga 18 deri në 66 milionë dollarë secili dhe ofrojnë pamje 360 gradëshe të qytetit.

 

Ndërtesa ndodhet në pjesën jugore të Parkut Qendror të Nju Jorkut, përgjatë Rrugës 57 të Manhatan-it, të njohur si “Rruga e Miliarderëve”.

 

Me një lartësi prej 435 metrash, ajo është ndërtesa e dytë më e lartë e banimit në Hemisferën Perëndimore, pas rrokaqiellit “Central Park Tower” që është 470 metra i gjatë.

 

Ndërtesa më e lartë në botë është “Burj Khalifa” në Dubai, me një lartësi prej 828 metrash.

 

Por për ndërtimin e një rrokaqielli kaq të hollë, duheshin bërë disa modifikime, duke filluar nga numri i ashensorëve.

 

“Në thelb ajo ka dy boshte për ashensorët, por secili bosht ka dy kabina. Pra ajo është si një makinë me dy rafte, ku një kabinë përdoret për të transportuar banorët poshtë dhe lart, dhe tjetra për personelin e ndërtesës. Pra, edhe pse janë dy boshte, ndërtesa ka katër ashensorë”, thotë arktitekti Pasquarelli.

 

Rrokaqielli është gjithashtu më i ndjeshëm ndaj motit, përfshirë erën.

 

Rreth 200 spiranca shkëmbore janë instaluar në një thellësi prej 30 metrash për të siguruar një themel të fortë për ndërtesën.

 

Fasada e saj prej qelqi dhe bronzi është ndërtuar me synimin për të ngadalësuar lëkundjen e saj kur ka erë të fortë.

 

“Mënyra e dytë e ngadalësimit të lëkundjes së saj është arritur përmes instalimit të një amortizuesi të madh çeliku në majë të ndërtesës që peshon 800 ton”, thotë arkitekti Pasquarelli.

 

Vendi ku është ndërtuar kulla “Steinway” ka një histori të gjatë, pasi aty dikur ndodhej “Steinway Hall”, e ndërtuar në vitin 1924. JDS Development Group dhe Property Markets Group blenë ndërtesën e vjetër në vitin 2013 dhe tani ata po shohin nga e ardhmja./voa

Latest Posts

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Mos i humbisni

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%. Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë...

Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet. Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje...

Zjarr në një lokal nate në Spanjë, regjistrohen të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një lokal nate në juglindje të Spanjës.   Flakët nisën në...