Fillon përgatitja e Strategjisë së re nacionale për të rinj

Shkup, 17 tetor – Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Fondin e Popullatës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) organizojnë ngjarje me rastin e fillimit të përgatitjes së Strategjisë së re nacionale për të rinj 2023-2027.

Në përgatitjen e Strategjisë nacionale për të rinj 2023 – 2027 do të përfshihen institucionet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizatat civile, bashkësia ndërkombëtare dhe të gjitha palët e prekura për politika rinore.

Siç informojnë nga Agjencia për Rini dhe Sport, në këtë ngjarje do të kenë fjalime Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Afrodita Shala Pllavjanska, përfaqësuese e UNFPA-së, Sllavço Temelkovski, kryetar i Lidhjes së Studentëve, Lluka Paviqeviq, kryetar i Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme, ndërsa është paralajmëruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.