Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, së fundmi Fifi ndodhet në Manhattan për shkak të disa koncerteve që do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por gjatë koncertit i ka ndodhur diçka e papritur.
Ajo ka bërë një lajmërim për të gjithë në Instastory. Këngëtarja ka treguar se telefoni i saj është vjedhur nga dikush në koncert dhe i ka lajmëruar të gjithë se nuk mund t’i përgjigjet dot askujt që tenton ta telefonoj ose t’i shkruaj, derisa të kthehet në Shqipëri.
“Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kshu që kushdo që tenton të më shkruaj ose të më thirrni, mos u lodhni. Derisa të vij në Tiranë Fifi është pa numër,”-shkruan ajo.
Prej kohësh ajo ka marrë vëmendjen e mediave rozë për marrëdhënien e saj me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.
The post “Më kanë vjedhur”, Fifit i ndodh e papritura në “mes” të Manhattan-it appeared first on Albeu.com.