Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Grubi pret ambasadorin shqiptar Reka: Mbledhje e përbashkët e Qeverive më 14 Nëntor

Shkup, 18 Tetor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka.

Gjatë takimit Grubi dhe Reka kanë diskutuar mbi bashkërenditjen e detajeve të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që pritet të mbahet më 14 Nëntor në Shkup, në të cilën mbledhje pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme, si vende tërësisht të përkushtuara në rritjen e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve në shumë sfera, përfshirë dhe atë ekonomike me çka njëkohësisht rritet edhe konkurrenca e kompanive në vendet e rajonit.

Projektet kapitale mes dy vendeve gjithashtu ishin pjesë e bisedës në takimin me ambasadorin Reka, ndërkohë që Korridori 8 dhe linja hekurudhore si dy projekte të rëndësishme që do lidhin jo vetëm Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë por edhe vendet e rajonit, u cilësuan si iniciativa të favorshme në një moment kur vendet janë në rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Realizimi i projektit “One stop shop”, i cili pritet ta shkurtojë kohën e doganimit dhe kontrolleve kufitare, ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe ambasadorit Reka. Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe procedurave më të thjeshta në një vendkalim kufitar çon drejt përshpejtimit dhe thjeshtëzimit të qarkullimit në vendkalimet kufitare dhe kjo iniciativë duhet të vendoset në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.

Grubi më tej ka shprehur mbështetjen e tij mbi iniciativën e kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për rishikimin e Rezolutës 1782 për të shpallur të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës, si porosi e fuqishme drejtuar Europës mbi vullnetin e palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë.

 

Latest Posts

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Mos i humbisni

Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj pesë personave të cilët dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, njoftoi BBC të enjten.   Orlin...

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ U qëllua pranë automjetit, trupi u gjet nga familjarët

Familjarët ishin ato që gjetën trupin e vrarë të 33-vjeçarit, Valter Fejza, që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ai...

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...