Opinion: Megjithë multikrizat nuk duhet harruar uria në botë

Më shumë se 150 milionë vetë jetojnë në Republikën e Afrikës Qendrore, në Tshad, Republikën Demokratike Kongo, Madagaskar dhe Jemen – vende ku situata e urisë është mjaft emergjente. Në katër vende të tjera, Burundi, Somali, Sudanin jugor dhe Siri është shpallur shkalla e dytë e alarmit të urisë. Kurse në 35 vende të tjera situata e urisë konsiderohet serioze. Mosushqyerja dhe vdekshmëria e lartë e fëmijëve në zonën e Saharasë afrikane është më e lartë se në çdo vend tjetër në botë.

Të gjitha këto janë publikimet e fundit të indeksit botëror të urisë, GHI, që arrin tek një përfundim tjetër shqetësuese: progresi i arritur në luftimin e urisë në vitin 2022 ka qëndruar në vend.

Krizat që mbivendosen

Sipas GHI lufta në Ukrainë i ka çuar në stratosferë kudo në botë çmimet ushqimore, ato për lëndët djegëse dhe plehun, dhe në vitin 2023 do të përballemi me një mungesë të ndjeshme globale të ushqimeve. Kjo i shtohet tre arsyeve të tjera kryesore të urisë në botë – ndryshimit të klimës, konflikteve të dhunshme dhe dobësimit ekonomik si pasojë e pandemisë globale të Covid-it. E të gjitha këto zhvillohen njëkohshëm në botë, më saktë në një kohë kur vendet perëndimore janë të preokupuara me krizat globale që mbivendosen mbi njëra-tjetrën.

Veriu global merret me veten

Nëse ndjek lajmet në Gjermani dhe vende të tjera europiane e kupton se shumë njerëz e kanë mendjen aktualisht tek sfidat si inflacioni i lartë, çmimet e larta të energjisë, frika nga dimri i ftohtë dhe ndërprerja e energjisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, apo natyrisht lufta kundër Ukrainës dhe shtimi i shifrave të Coronës në vjeshtë. Këto probleme janë serioze për këto vende, por indeksi global i urisë na kujton, se ne ende i kemi punët mirë krahasuar me shumë njerëz në shumë pjesë të tjera të botës, të cilëve u mungon ushqimi bazë për ekzistencën.

Apatia i kthehet Europës si bumerang

Në këtë kontekst është e nevojshme, që njerëzit dhe bashkësia ndërkombëtare të marrin përgjegjësi të përbashkët për të luftuar problemin e urisë. Edhe veriu global ka pjesërisht faj krizën e urisë në botë përmes subvencionimit të sektorit të vet agrar, që ndikon në çmimet e tregjeve botërore e që i pengon fermerët në botë të përqëndrohen tek prodhimi ushqimor. Edhe ndryshimi i klimës që shkaktohet nga konsumi dhe ruajtja e në stili të jetesës luajnë rolin e vet këtu.

Por përtej kësaj, ne jetojmë në një botë kaq të globalizuar, saqë pasojat e urisë sërish do t’i kthehen verit europian. Zvogëlimi i burimeve do të çojë në konflikte të dhunshme, dhe njerëzit që vuajnë nga uria do të emigrojnë në vende të tjera për të kërkuar ushqim. Një nga frikërat më të mëdha të europianëve është emigracioni nga vendet e Afrikës dhe Lindja e Afërt dhe një situatë e vazhdueshme urie do të rrisë emigracionin nga këto vende.

Mpirje në vend të angazhimit?

Ku është zemërimi për shkak të urisë në botë? Janë shuar emocionet për shkak të kaq shumë pamjeve të panumërta me fëmijë që vuajnë, me miza që u vërdallisen para syve? Apo se pse miliona vetë janë stereotipizuar kaq shumë? Janë mpirë kaq shumë njerëzit në perëndim saqë nuk u kushtojnë më vëmendje problemeve të urisë në këto vende?

Ndërkohë që kriza aktuale e urisë është reale dhe një paralajmërim për shoqëritë e pasura të hedhin vështrimin përtej kufirit të tyre. Ka ardhur koha që sytë të drejtohen tek ata që ende vdesin nga uria, megjithëse në botë, pavarësisht krizave, ende ka shumë bukë e ushqim./DW