Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

“Pimë kafe, e kapa për fyti derisa nuk lëvizi më. E futa në thes të zi”, detaje tronditëse nga vrasja e biznesmenit Rexhepi për 30 mijë euro

Jeton Vllasalihu ka pranuar se ka vrarë biznesmenin Bedri Rexhepi.

Në aktakuzën e plotë që ka siguruar Gazeta Insajderi, Jeton Vllasalihu deklaron se aksidentalisht e ka vrarë tashmë të ndjerin Bedri Rexhepi. Ai thotë se ditën kur ka ndodhur vrasja makabër, fillimisht kanë pirë kafe së bashku e pas një përleshje i pandehuri e ka kapur për fyti Bedri Rexhepin dhe e ka rrëzuar për toke. E ka mbajt derisa ai nuk ka lëvizur më. Deri në vdekje.

Por, ndryshe nga versioni i tij, Prokuroria thotë se vrasja ishte e planifikuar nga vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasalihu për katër muaj. Insajderi sjell aktakuzën e plotë.

I dyshuari për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasalihu ka rrëfyer në polici se si ka ndodhur e gjithë rasti. Ai thotë se ka pasur raporte të mira me viktimën dhe janë takuar shumë herë. Ditën e krimit, Vllasalihu rrëfen se si është takuar me viktimën dhe kanë shkuar në fshatin Vllasali në Novobërdë. Aty, Vllasalihu tregon se si e ka kapur për fyti viktimën dhe e ka mbajtur derisa ka ndërruar jetë.

Tutje, ai tregon se pasi viktima ka nderuar jetë, trupin e tij e ka lënë në shtëpinë e cila ishte e vëllait të tij Nexhat Vllasalihu, përcjell Insajderi.

Pas krimit, ai e ka marr veturën e viktimës dhe e ka dërguar në një lokacion tjetër. Ka njoftuar vëllain e tij për krimin dhe janë takuar.

Jeton Vllasalihu thotë se vëllai i tij Nexhati ka refuzuar ta ndihmoj për zhvendosjen e trupit. Por pas disa lutjeve ka arritur ta bindë.

Të dy vëllezërit, sipas tij kanë shkuar në mal dhe kanë varrosur trupin e viktimës.

Tutje në deklaratën e tij ai i kërkon falje familjes Rexhepi për krimin e bërë. E po ashtu edhe familjes së tij.

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasliu për 4 muaj radhazi kishin planifikuar vrasjen e Bedri Rexhepit duke e shfrytëzuar afërsinë me viktimën. Ai u vra në shtëpinë e të pandehurit, Nexhat Vllasaliu në fshatin Vllasali.

“…Ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/ndjeri Bedri Rexhepi e kishte ndaj tij e ve në lajthitje të dëmtuarin Bedri Rexhepi, duke filluar nga 09 janar 2021, ku i kishte ofruar për shitje dy vetura, një Range Rover dhe një BMË X3, për vlerën prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro). Gjatë realizimit të planit të tyre, i pandehuri Jeton, me 08 prill 2021 të dëmtuarin Bedri Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij”, thuhet në aktakuzën të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Nga vrasja deri tek zhdukja e trupit të pajetë të biznesmenit, Bedri Rexhepi

Vëllezërit Vllasaliu, 48 e 54 vjeçari mendonin se Bedriu ka me vetë parat.

Prokuroria ka specifikuar se ka qenë Jeton Vllasaliu që e vrau Bedriun, duke e ngulfatur. I ndjeri sipas prokurorisë me vete kishte pasur vetëm 8 mijë euro.

“I pandehuri Jeton pastaj në mënyre tinzare duke e ngulfatur e privon nga jeta Bedri Rexhepi, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro), siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave. Mirëpo, pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8000 € (tetë mijë euro) që i ka ndarë me të pandehurin Nexhat Vllasaliu”.

30 mijë euro ishin në pyetje për ekzekutimin e biznesmenit Rexhepi – Prokurori zbulon detaje të rastit të rëndë

Në akaktuzën e siguruara nga Gazeta Insajderi, mësohet se pas vrasjes biznesmenit, Bedri Rexhepi i ishte mbështjellur koka me qese të zezë ndërsa trupi me perdert e shtëpisë së vrasëssit, Nexhat Vllasaliu.

“Pastaj, kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjell kokën e tij me qese të zezë te najlonit kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat, dhe e kishte lidhur me një litar”.

Vetura të ndjerit Bedri Rexhepi të tipit “Jeep Grand Cherokee” me targa 05-406-EJ ishte dërguar nga dorasi, Jeton Vllasaliu në arat e fshatit Sushicë-Janjevë.

Me 9 prill Nexhat e Jeton Vllasaliu fshehin trupin e pajetë të Bedriut në vendin malor të njohur si “Mali i Madh në Vllasali”.

“Nga aty, i pandehuri Jeton i kishte telefonuar të pandehurit Nexhat i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij të tipit Skoda Octavia, mu në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin Jeep Grand Cherokee. Në këtë mënyrë, i pandehuri Nexhat do të merrte pjesë në kryerjes e veprës dhe atë duke tentuar ti humb gjurmët e kryerjes se veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar me herët. Të nesërmen herët ne mëngjes me 09 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpin e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe ne bashkëkryerjeje e dërgojnë në vendin kodrinor malor të quajtur Mali i Madh në Vllasali, ky i pandehuri Nexhat e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri me dt.30.09.2022 kur janë gjetur mbetjet mortore që me besueshmëri janë të dëmtuarit Bedri Rexhepi”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.

“Asfiksi mekanike, thyerje e kocave e të brinjëve” – Vrasja makabër e Bedri Rexhepit, Insajderi sjell detaje nga Ekspertiza Ligjore

Në aktakuzë është përmendur edhe rekomandimet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Sipas raportit të tyre, thuhet se Bedri Rexhepi ka vdekur si pasojë e shtypjes mekanike të organeve të frymarrjes dhe enëve të gjakut (asfiksi mekanike).

Ai ka të thyer kocet dhe brinjët.

“Thyerja e kocës hioide e përshkruar në pikën 1 të përshkrimit të dëmtimeve e cila gjendet në regjionin e majtë të përparmë të qafës, me besueshmëri është shkaktuar gjatë strangulimit të regjionit të qafës.

Thyerja e barinjve të kafazit të kraharorit të përshkruar në pikën 2 të përshkrimit të dëmtimit janë shkaktar nga veprimi mekanik I mjetit të fortë mbretës (jo I mprehtë, I topitur) rreth kohës së vdekjes”, thuhet në raport.

Raporti i plotë:

Mbetjet mortore në bazë të matjeve të skemës autopologjike I përgjigjen gjinisë mashkull me moshën rreth 30- 49 vjeçe dhe me gjatësi rreth 170 + 3 cm.

Vdekja e të ndjerit Bedri Rexhepi me besueshmëri është e dhunshme dhe ka ardhë si pasojë e shtypjes mekanike të organeve të frymarrjes dhe enëve të gjakut me shtypje nga jashtë në regjionin e qafës (asfiksi mekanike, strangulimit)

Thyerja e kocës hioide e përshkruar në pikën 1 të përshkrimit të dëmtimeve e cila gjendet në regjionin e majtë të përparmë të qafës, me besueshmëri është shkaktuar gjatë strangulimit të regjionit të qafës.

Thyerja e barinjve të kafazit të kraharorit të përshkruar në pikën 2 të përshkrimit të dëmtimit janë shkaktar nga veprimi mekanik I mjetit të fortë mbretës (jo I mprehtë, I topitur) rreth kohës së vdekjes.

Nexhat e Jeton Vllasaliu po akuzohen për veprat penale “vrasje e rëndë” e “dëmtim i varrave apo kufomave”.

I ndjeri, Bedri Rexhepi siç ka njoftuar familja do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Shtimes./insajderi/ 

Latest Posts

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Mos i humbisni

Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën...

Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u godit një rast i tregëtimit i ushqimeve të skaduara, brenda një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore...

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...