Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Protesta të reja në Iran

Në qytetin juglindor të Iranit, në Zahedan, skenë e një goditjeje të përgjakshme muajin e kaluar, u bë sërish sot skenë e përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve sipas pamjesh filmike që u transmetuan të shtunën.

 

Ndërkohë sipas dëshmitarëve të shtunën shpërthyen protesta antiqeveritare në disa universitete në Teheran mes masash të forta të sigurie të ndërmarra nga autoritetet. Këto janë trazirat më të fundit në lëvizjen mbarëkombëtare të shkaktuar fillimisht nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator ndërsa po mbahej në paraburgim nga policia morale e vendit.

 

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Gjermanisë për të treguar solidaritet me protestuesit antiqeveritar në Iran. Policia e Berlinit vlerësoi se rreth 37,000 njerëz morën pjesë në protestën e mbajtur të shtunën pasdite.

 

Ndonëse protestat në të gjithë Iranin fillimisht u përqendruan tek detyrimi që gratë të mbulohen me hixhab, ato tani janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike që nga Lëvizja e Gjelbër e vitit 2009 për zgjedhjet e debatueshme të atij viti. Forcat e sigurisë kanë shpërndarë protestat me municion real dhe gaz lotsjellës, duke shkaktuar vdekjen e mbi 200 njerëzve, thonë organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

 

Në Zahedan, një qytet juglindor me një popullsi myslimane suni, protestat pas lutjeve të së premtes u shtypën nga policia. Xhamat e dritareve të shumë dyqaneve u thyen dhe bankomatet u dëmtuan.

 

Zëvendësministri i Brendshëm i Iranit, Majid Mirahmadi, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA se situata në Zahedan ishte e qetë të shtunën, një ditë pas protestave.

 

Dhuna shpërtheu fillimisht në qytetin e trazuar të Zahedanit më 30 shtator, një ditë që aktivistët e cilësuan si më vdekjeprurësen që nga fillimi i protestave mbarëkombëtare. Zemërimi u përhap pas akuzave se një adoleshent i qytetit ishte përdhunuar nga një oficer policie, duke nxitur tensione të thella në rajonin e pazhvilluar, ku shumica e banorëve janë pjesë e komuniteti mysliman suni. Irani është një teokraci shiite.

 

Grupet e mbrojtës së të drejtave të njeriut thonë se dhjetëra njerëz u vranë në atë që banorët e quajnë “E Premtja e Përgjakshme”, ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr mbi turmat. Organizata të Drejtat e Njeriut në Iran me bazë në Oslo tha se më shumë se 90 njerëz janë vrarë gjatë protestave. Autoritetet iraniane kanë thënë pa dhënë prova se dhuna në Zahedan është nxitur nga separatistë të paidentifikuar.

 

Autoritetet thanë se arrestuan 57 protestues, mes mijërave të tjerëve që vlerësohet se janë burgosur për pjesëmarrje në protesta. Komandanti i policisë provinciale, Ahmad Taheri, tha se forcat e sigurisë po kërkonin për më shumë fajtorë.

 

Më shumë trazira u shfaqën në të gjithë vendin pesë javë pasi shpërthyen protestat e para. Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të larta në rrugët e Teheranit të shtunën. Policë dhe anëtarë të milicisë Basij, të armatosur me shkopinj gome, janë dislokuar pranë Universitetit të Teheranit dhe në kryqëzimet kryesore në kryeqytet.

 

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar vazhdimisht për protestat ndërhyrjen nga jashtë, pa ofruar prova. Të shtunën, zëvendës shefi i drejtësisë iraniane, Kazem Gharibabadi, u zotua se Irani do të ngrejë një rast në gjykatën e Teheranit kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe mediave në gjuhën farsi me bazë në Londër për rolin e tyre në nxitjen e trazirave.

 

“Për shkak të përfshirjes dhe ndërhyrjes direkte të Amerikës në trazirat e fundit, u vendos që të hapet një çështje ligjore për të vlerësuar dëmet dhe për të nxjerrë një vendim”, tha zoti Gharibabadi për portalin Mizan.news.

 

Nuk ka gjasa që një padi e tillë, si një sërë çështjesh të mëparshme iraniane kundër Shteteve të Bashkuara gjatë viteve të armiqësisë mes tyre, të jetë e suksesshme pasi nuk ka asnjë pasuri amerikane në Republikën Islamike që do të mund të konfiskohej./voa

Latest Posts

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Mos i humbisni

Tensionet në veri/ Hasani: Serbia i “fryu zjarrit” të konfliktit, palët t’i rikthehen dialogut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi...

Ikën edhe një gazetare nga ALSAT!

Pas tre gazetarëve që u larguan ditë më parë nga Tv ALSAT, është larguar një gazetare tjetër. Evi Shkopi është gazetarja e katërt që...

Ademi: Opozita shqiptare e udhëhequr nga VMRO bllokoi ligjin për lojërat e fatit

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arber Ademi përmes një press-konferenca hodhi poshte të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare mbi ligjin për lojrat e...

Përçahet rëndë Alternativa në Tetovë/ Deputeti Hysni Ismaili: Nuk e njoh degën e zgjedhur mbrëmë, kemi degën dhe organet tjera

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është kontaktuar për të marë qëndrimin e tij për mos pjesëmarrje në kuvendin e djeshëm ku u zgjodh kryesia...