Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Putin përjashton përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mohoi të enjten se kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë, por e përshkroi konfliktin atje si pjesë e përpjekjeve të supozuara të Perëndimit për të siguruar dominim global, për të cilin ai këmbënguli se janë të destinuara të dështojnë.

 

Duke folur në një konferencë të ekspertëve ndërkombëtarë të politikës së jashtme, Putin tha se është e kotë që Rusia të godasë Ukrainën me armë bërthamore.

 

“Ne nuk shohim nevojë për këtë”, tha Putin. “Nuk ka asnjë kuptim në këtë, as politik, as ushtarak”, tha ai.

 

Putin tha se një paralajmërim i mëparshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë” nuk përbënte një goditje bërthamore, por ishte thjesht një përgjigje ndaj deklaratave perëndimore për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

 

Ai përmendi veçanërisht ish-kryeministren britanike, Liz Truss, e cila kishte thënë kohë më parë se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore nëse do të bëhej kryeministre e Britanisë, një vërejtje që ai tha se shqetësoi Kremlinin.

 

“Çfarë duhej të mendonim?” tha Putin. “Ne e pamë këtë si një pozicion të koordinuar, një përpjekje për të na shantazhuar”, deklaroi ai.

 

Në një fjalim të gjatë plot me kundërshti kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, Putini i akuzoi ata se po përpiqeshin t’u diktonin kushtet e tyre kombeve të tjera në një lojë dominimi “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të ndyrë”.

 

Më 24 shkurt, Putin, urdhëroi ushtrinë ruse që të filloj pushtimin e Ukrainës. Që nga ajo kohë forcat ukrainase janë duke luftuar me ato ruse për çlirimin e territoreve të okupuara.

Latest Posts

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Mos i humbisni

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në...

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin...

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Holandë/ Nuk dihet numri i saktë i viktimave

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.   Një sulmues...