Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Vuçiç: Ulja e tensioneve është detyrë kyçe

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, tha se paqja dhe ulja e tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë.

Më 28 tetor, Vuçiç u takua në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer. Siç njoftoi presidenti serb përmes llogarisë së tij në Instagram, shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë “bashkëpunim korrekt” me NATO-n.

Takimi midis Vuçiçit dhe admiralit Bauer vjen katër ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës.

Serbët në veri të Kosovës kryesisht përdorin targa KM (Mitrovica e Kosovës), që Kosova i konsideron ilegale. Prishtina ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, të gjithë qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, mund t’i konvertojnë në targa RKS – Republika e Kosovës.

Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) janë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia, dhe sipas shifrave të fundit, vetëm 20 prej tyre janë riregjistruar në RKS.

Kryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – më 27 tetor paralajmëroi se do të vendosen bllokada në veri, nëse Kosova pas 31 tetorit do të konfiskojë targat dhe makinat e serbëve.

Kosova ka thënë se pas kësaj date, makinat me targat e lëshuara nga Serbia nuk do të mund të qarkullojnë brenda territorit të shtetit, e as të kalojnë kufirin.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj, por sipas zyrtarëve në Uashington, Prishtina ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Një makinë në Mitrovicë të Veriut me targa KM, që konsiderohen ilegale nga Qeveria e Kosovës.

Më 25 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

Por, Kurti ka thënë se afati është shtyrë një herë, pasi vendimi për riregjistrim ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, serbët lokalë atëbotë bllokuan rrugët në veri, për të kundërshtuar këtë vendim si dhe vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje dhe ekzekutivi shtyu për një muaj zbatimin e vendimeve. Pak më vonë, çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, Kosova dhe Serbia e kanë zgjidhur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./rel

Latest Posts

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Mos i humbisni

Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj pesë personave të cilët dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, njoftoi BBC të enjten.   Orlin...

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ U qëllua pranë automjetit, trupi u gjet nga familjarët

Familjarët ishin ato që gjetën trupin e vrarë të 33-vjeçarit, Valter Fejza, që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ai...

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...