Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro

Prej mëngjesit të sotëm, disa nga autobusët privatë në Shkup nuk qarkullojnë, pasi qyteti u ka borxh. Autobusët e transportuesit “Makeexpres” nuk lejohen të qarkullojnë sepse nuk kanë para për karburant. Nuk ka autobusë në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54, shkruan Sdk

NTP Shkup dhe Qyteti i Shkupit për tre muaj nuk u kanë paguar para kompanive private, siç parashihet në kontratë, nga një euro për çdo kilometër të kaluar, dhe tani borxhi ndaj “Makexpers” është rreth gjysmë milioni euro.

“Kemi gjithsej 77 autobusë dhe sot nuk është dhënë asnjë urdhër që automjetet të dalin për të vozitur. Jo se nuk duam, por nuk ka si të hedhim karburant. Kështu do të jetë derisa të gjendet një zgjidhje me Qytetin e Shkupit. E dimë se situata është e rëndë, kemi krizë ekonomike dhe energjetike, por edhe pa para nuk mund të vozisim”, thotë Milorad Dimitrievski nga transportuesi “Makeexpres”.

Qyteti ka një borxh edhe ndaj kompanisë së dytë private të transportit “Sloboda prevoz” prej rreth 700 mijë eurosh, por qarkullojnë sot pasi u është premtuar se do të paguhen deri të premten.

Shkupi më 20 tetor mbeti pa transport publik për herë të parë në historinë e tij, autobusët e NTP “Shkupi” nuk qarkulluan nëpër rrugë për shkak të rrogave të papaguara të punëtorëve. Qyteti i Shkupit në një seancë të jashtëzakonshme ridestinoi 2 milionë euro nga projektet tjera të parapara në buxhet për subvencione për Shërbimin Shëndetësor Publik, në mënyrë që të bëhet ndarja e pagave. Por ato para nuk mjaftojnë për të paguar transportuesit privatë, ndaj akoma ka borxh ndaj tyre rreth 1.2 milionë euro.

Përndryshe, prej vitit 2016-të, autobusët privat qarkullojnë në kuadër të NTP-së. Sipas vendimit të atëhershëm të Këshillit të Qytetit të Shkupit, atyre u paguhet 61 denarë për 1 kilometër të kaluar.

Edhe në maj të ktij viti ndodhi problemi i njëjtë me linjën 19, çka shkaktoi me dhjetëra qytetarë të presin me orë të tëra 19-tën. Qytetarët janë detyruar të ecin me kilometra në këmbë për të udhëtuar me linjë tjetër autobusi, apo të udhëtojnë me taksi, një alternativë e cila shumëfish është më e kushtueshme dhe e cila nuk është e përballueshme për xhepin e qytetarëve.

Latest Posts

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Mos i humbisni

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...

Krydiplomati kinez: Pekini dhe Moska duhet të thellojnë bashkëpunimin

Kryediplomati i Kinës i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të “një...

Bashkia Tiranë vijon me rehabilitimin e rrugëve në kryeqytet

Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme...