Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Sveçla: Do të kërkojmë ekstradimin e Radoiçiçit dhe jo vetëm

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet përgjegjëse, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të...

Die Welt: Berlini i befasuar dhe i dëshpëruar me Beogradin, do ta shtojë presionin për sanksione ndaj Rusisë

Gjermania po shton presionin ndaj autoriteteve serbe për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, shkruan gazeta gjermane Die Welt. Burime të gazetës nga qeveria gjermane thonë se rreshtimi me Rusinë do të ketë pasoja për Serbinë.

Berlini kërkon që Serbia të vendosë ose për rrugën drejt Bashkimit Europian ose për partneritet me Rusinë, thonë burime të gazetës Welt nga Berlini, transmeton Gazeta Express.

“Domosdoshmëria e vendimit po rritet në funksion të zhvillimit gjeopolitik”, i ka thënë një përfaqësues i Qeverisë gazetës gjermane në mënyrë anonime.

Siç thuhet më tej, në Berlin ishin “të habitur dhe të zhgënjyer” kur Serbia nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, sepse, siç thonë ata, kjo nuk e mbështet pritjen se Beogradi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Ai plan, i cili u kritikua nga Perëndimi, u nënshkrua në shtator nga ish-ministri i Jashtëm serb Nikolla Selakoviq dhe homologu rus Sergej Lavrov në Nju Jork. Në Beograd, ata më vonë pohuan se ishte një plan konsultimi informal.

Siç vazhdon burimi i Die Welt, në Berlin mbizotëron përshtypja se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është një politikan me përvojë, i cili është i vetëdijshëm për pozicionin aktual mes BE-së dhe Rusisë.

“Do të bëhet gjithnjë e më e pakëndshme të ulesh në atë gardh”, tha burimi.

Thuhet se Vuçiq mund të presë mbështetjen e qeverisë gjermane nëse vendos ta udhëheqë vendin drejt BE-së.

“Nëse ai vendos të marrë një rrugë tjetër, do të ketë pasoja”, shtoi burimi.

Zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha së fundmi se Qeveria “nuk po shqyrton” vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Ai theksoi se konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të nxjerra në fillim të luftës në Ukrainë janë ende të vlefshme. Në të thuhet se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës dhe se refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Latest Posts

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Sveçla: Do të kërkojmë ekstradimin e Radoiçiçit dhe jo vetëm

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet përgjegjëse, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të...

Mos i humbisni

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin...

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Holandë/ Nuk dihet numri i saktë i viktimave

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.   Një sulmues...

MASH: Komuna e Tetovës më pak të merret me politikë, e më shumë të fokusohet te nxënësit!

Pushteti Lokal në komunën e Tetëvës duet të jetë më tepër azhurmues në punën e saj, veçanarishtë gjatë përmbushjesë së deytrimeve në fushën e...