Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Sekuestrohet 1 milionë euro pasuri në Durrës/ I përkisnin Pëllumb Tudës, e shkuara e biznesmenit

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro për 1 milionë euro pasuri në pronësi të biznesmenit Pëllumb Tuda.

 

 

Pasuria prej 1 milionë euroësh është e përkthyer në një pallat, një objekt hotel dhe një bar në Plazh Durrës.

 

 

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestron pasi pasuritë në pronësi të Tudës nuk i përshtaten nivelit të të ardhurave të tij.

 

 

 

Tuda është dyshohet si i përfshirë në aktivitete kriminale “Pastrimit i produkteve të veprës penale”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

 

 

 

Vite më parë biznesmeni është denoncuar nga punonjësja e tij për dhunë pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar të prostituonte.

 

 

Prokuroria Durrës konfiskon pasurinë me vlerë 1 mln euro të të dyshuarit për kryerjen e 4 veprave penale

 

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë në emër të shtetasit P.T., pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për procedimin pasuror nr. 2/2020, regjistruar ndaj subjektit hetimor shtetasit P.T., banues në Plazh, Durrës, rezultoi e provuar se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të të dyshuarit P.T., për këto arsye:

 

Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

 

Së dyti: Shtetasi P.T., zotëron drejtpërsëdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Shtetasi P.T., përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a.

 

Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar.

 

Mbi këtë bazë me Vendimin nr. 217, datë 09.06.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:

Konfiskimin e pasurisë së mëposhtme në emër të shtetasit P.T., pasurinë pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euro.

 

Latest Posts

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Mos i humbisni

Tensionet në veri/ Hasani: Serbia i “fryu zjarrit” të konfliktit, palët t’i rikthehen dialogut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi...

Ikën edhe një gazetare nga ALSAT!

Pas tre gazetarëve që u larguan ditë më parë nga Tv ALSAT, është larguar një gazetare tjetër. Evi Shkopi është gazetarja e katërt që...

Ademi: Opozita shqiptare e udhëhequr nga VMRO bllokoi ligjin për lojërat e fatit

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arber Ademi përmes një press-konferenca hodhi poshte të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare mbi ligjin për lojrat e...

Përçahet rëndë Alternativa në Tetovë/ Deputeti Hysni Ismaili: Nuk e njoh degën e zgjedhur mbrëmë, kemi degën dhe organet tjera

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është kontaktuar për të marë qëndrimin e tij për mos pjesëmarrje në kuvendin e djeshëm ku u zgjodh kryesia...