Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Kandidatura e parë/ Ish deputetja merr pjesë në garën e primareve për Bashkinë Tropojë

Ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj është kandidatura e parë që u prezantua sot për Bashkinë e Tropojës.

 

Në fjalën e saj nga selia blu, Hajdarmataj tha se do të angazhohet për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt. Ajo u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që ta mbështesin në votimet e primareve.

 

Sot, shpall kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike në Tropojë, duke besuar se me mbështetjen e patriotëve të mi, pas këtij procesi demokratik, do jem pikërisht unë që, nëpërmjet një fushate-model do të rikthej Bashkinë në krye të punëve, halleve e derteve për çdo tropojane e tropojan.

 

Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces. Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes.

 

Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë.  Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia. Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë. Gara tashmë është hapur e lirë, dhe nuk ka më vendosje në lista nga kryetarët.  Vendimmarrja është e anëtarëve dhe simpatizantëve ndaj ftoj të gjithë demokratët e Tropojës ti bashkohen projektit tim për ti rikthyer vendlindjes sonë atë çka meriton”, tha Hajdarmataj.

Latest Posts

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Mos i humbisni

Tensionet në veri/ Hasani: Serbia i “fryu zjarrit” të konfliktit, palët t’i rikthehen dialogut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi...

Ikën edhe një gazetare nga ALSAT!

Pas tre gazetarëve që u larguan ditë më parë nga Tv ALSAT, është larguar një gazetare tjetër. Evi Shkopi është gazetarja e katërt që...

Ademi: Opozita shqiptare e udhëhequr nga VMRO bllokoi ligjin për lojërat e fatit

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arber Ademi përmes një press-konferenca hodhi poshte të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare mbi ligjin për lojrat e...

Përçahet rëndë Alternativa në Tetovë/ Deputeti Hysni Ismaili: Nuk e njoh degën e zgjedhur mbrëmë, kemi degën dhe organet tjera

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është kontaktuar për të marë qëndrimin e tij për mos pjesëmarrje në kuvendin e djeshëm ku u zgjodh kryesia...