Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

“Izet Mexhiti tha se se do të jetë pjesë e 61-shit”, thotë Arjanit Hoxha duke kujtuar nëntorin e vitit 2021

Kreu i PDE-së, Arjanit Hoxha në “Click Plus” në TV21 duke komentuar bashkimin e opozitës së vitit 2021 për ta rrëzuar pushtetin, tha se...

SHBA-ja me ndihmë të re për ushtrinë ukrainase

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarë dhe do të krijojnë një seli për ndihmë të sigurisë në Gjermani, që do të mbikëqyrë transferimin e të gjitha armëve dhe trajnimeve ushtarake për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.

 

Në këtë ndihmë do të përfshihen edhe ndihma shtesë për mbrojtje ajrore, që Ukraina të mund të mbrojë veten nga sulmet ruse me raketa dhe dronë, që së fundmi kanë shkatërruar rëndë infrastrukturën ujore dhe energjetike ukrainase.

 

“Ne e kuptojmë nevojën akute për mbrojtje ajrore në këtë moment kritik kur Rusia dhe forcat ruse po lëshojnë raketa dhe po përdorin dronët iranianë për të sulmuar infrastrukturën civile të këtij shteti”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, gjatë një konference për media në Kiev më 4 nëntor pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Sullivan është një prej zyrtarëve më të lartë amerikanë që ka vizituar Kievin, dhe vizita e tij në Ukrainë nuk ishte paralajmëruar për shkaqe sigurie.

 

Në pakon e ndihmës së re përfshihen edhe kontratat për 1.100 dronë Phoenix Ghost, 45 tanke dhe 40 anije.

 

Dronët Phoenix Ghost janë “dronë kamikazë” që shpërthejnë në momentin që kanë kontakt me cakun e tyre.

 

Ndërkaq, tanket T-72 do të merren nga inventari në Republikën Çeke – dhe janë paguar nga Holanda – dhe do të përditësohen me teknologji më të avancuar.

 

Sa i përket mbrojtjes ajrore, do të dërgohen raketa tokë-ajër Hawk. Ky sistem ajror nuk përdoret më në SHBA, por do të përditësohet dhe do të dërgohet në Ukrainë.

 

Sistemet Hawk kanë rreze më të gjata veprimi sesa raketat kundërajrore Stringer, që më herët SHBA-ja kishte dërguar në Ukrainë.

 

Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, ndihma ushtarake që SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës kap vlerën e 18.2 miliardë dollarëve./rel

Latest Posts

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

“Izet Mexhiti tha se se do të jetë pjesë e 61-shit”, thotë Arjanit Hoxha duke kujtuar nëntorin e vitit 2021

Kreu i PDE-së, Arjanit Hoxha në “Click Plus” në TV21 duke komentuar bashkimin e opozitës së vitit 2021 për ta rrëzuar pushtetin, tha se...

Mos i humbisni

Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet. Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje...

Zjarr në një lokal nate në Spanjë, regjistrohen të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një lokal nate në juglindje të Spanjës.   Flakët nisën në...

Taksa e banesës, ja sa u rrit fatura e ujit në Tiranë

Rillogaritja e taksë së banesës nga ana e bashkisë Tiranë që nga muaji gusht ka rritur faturën e ujit të pijshëm, aty ku...