Mbi 130 ligje janë bllokuar në Kuvend nga VMRO

Shkup, 7 nëntor – Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në intervistë për lajmet në televizionin Sitel, ka thënë se deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend po bllokojnë 130 ligje që janë në interes të qytetarëve në kohë krize, duke theksuar përgjegjësinë e të gjitha partive politike.

“Në mbledhjen e sotme në Kuvend, diskutuam edhe për të gjitha ato ligje, e ato janë mbi 130 ligje në Kuvend dhe që nuk janë votuar për shkak të bllokimit nga opozita. Këtu më së shumti u diskutua për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe të gjitha ligjet janë renditur me emër, të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi, duke qenë se ky është një nga kriteret kryesore në pjesën e qasjes së shtetit në BE”, porositi Kovaçevski.

Kryetari Kovaçevski theksoi se shumica parlamentare është stabile, shtoi se të gjitha deklaratat e Mickoskit për shumicë të re dështuan dhe theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.