Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

S’ka konsensus për heqjen e vizave


Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Siç mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që kjo të mos lidhet. Në fund është përmendur edhe ETIAS-i, por edhe data.

Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Presidenca çeke përmes një njoftimi tha të enjten se shtetet anëtare diskutuan propozimin kompromis të Presidencës për kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS.

“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit asnjë konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bënë përparim të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’u rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet ta përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Presidencës çeke.

Shtetet që e kanë kundërshtuar lidhjen me ETIAS, e kanë argumentuar këtë me faktin se ai sistem mund të mos jetë gati as më 1 nëntorë të vitit 2023, dhe kjo do ta shtynte përsëri hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën. Prandaj, sipas interpretimit të disa diplomatëve, formulimi i ri do të lërë hapësirë që liberalizimi të hyjë në fuqi edhe në rast se do të shtyhet përsëri zbatimi i sistemit ETIAS.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian tash duhet të përgatisë një draft të ri të propozimit, i cili do të futet në procedurën e heshtur në Këshill në nivelin e grupit punues. Nëse asnjë shtet nuk e kundërshton tekstin e ri deri në një afat të caktuar, me gjasë deri në mesin e javës që vjen, atëherë kjo dosje do të bartet për vendim tek ambasadorët e vendeve anëtare në Këshill, trupin e njohur si Coreper.

Pastaj do të niste edhe trialogu formal me Parlamentin Evropian dhe Komisionin, në mënyrë që të finalizohej i tërë vendimi.

Diplomatët në BE thonë se “synimi është që deri me datën 6 dhjetor, kur në Tiranë zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, të ketë vendim për këtë çështje në mënyrë që kjo të përmendet si një prej rezultateve të BE-së në raportet me vendet e rajonit”.

Diskutimi i së enjtes në grupin punues ishte i dyti me radhë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Diskutimi i parë ishte zhvilluar më 13 tetor dhe atëherë shumica e madhe e vendeve e kishin mbështetur liberalizimin e vizave, asnjë nuk ishte shprehur kundër, por Franca kishte kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.

Pas diskutimeve të së enjtes burimet në BE thonë se të gjitha vendet janë të interesuara që të mos ketë vonesa në miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Këto burime besojnë se kompromisi për të cilin kanë rënë dakord në takimin e së enjtes, do të mundësojë që vendimi të miratohet sa më shpejt, megjithëse hyrja e tij në fuqi do të caktohej për datën 1 nëntor të vitit 2023.

Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin në vendet e BE-ë dhe vendet tjera të zonës Schengen nga nëntori i vitit që vjen.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”.

Nga Republika Çeke, e cila mban Presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre.

Latest Posts

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Mos i humbisni

Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj pesë personave të cilët dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, njoftoi BBC të enjten.   Orlin...

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ U qëllua pranë automjetit, trupi u gjet nga familjarët

Familjarët ishin ato që gjetën trupin e vrarë të 33-vjeçarit, Valter Fejza, që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ai...

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...