Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një serë masash për mbarëvajtjen e protestës që pritet të organizohet pasditen e së shtunes në Tiranë.

 

 

Sipas njoftimit, policia bën me dije rrugët që do të bllokohen për shkak të tubimit të opozitës që pritet të nisë në orën 16:00.

 

 

Policia shpjegon se nga ora 15:00 do të bllokohen bulevardet kryesore të Tiranës dhe rrugët që lidhen me godinën e kryeministrisë.

 

 

Policia apelon qytetarët që të shmbangin lëvizjet me automjete në këto akse për shkak të bllokimit të tyre.

 

 

Blutë sigurojnë se janë marrë masa gjithashtu edhe për ruajtjen e sigurisë dhe garantimin e rendit.

 

 

Policia e Shtetit

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

Latest Posts

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Mos i humbisni

Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën...

Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u godit një rast i tregëtimit i ushqimeve të skaduara, brenda një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore...

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...