Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Grafitet në Mitrovicën e Veriut, policia e Kosovës merr këtë vendim


Në rrugë dhe objekte të ndryshme në Mitrovicën e Veriut, të dielën, janë shfaqur grafite në gjuhën serbe, nëpërmjet të cilave bëhet thirrje për rezistencë nga 21 nëntori, datë kur Qeveria e Kosovës ka paraparë që të nisë gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targat ilegale.

“Që nga 21 nëntori është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, thuhet në grafitet që janë shfaqur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Grafite të tilla nga e ashtuquajtura ‘Brigada Veri’ janë shfaqur edhe më herët.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për RTK-në se i ka nisur hetimet në lidhje me shfaqjen e këtyre grafiteve.

“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme në gjuhën serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Tensioni i situatës në veri erdhi si pasojë e dorëheqjes së Listës Serbe nga institucionet e vendit, gjë e cila u pasua edhe nga serbët pjesëtarë të policisë, doganave dhe gjyqësorit. Dorëheqjet e tyre, ata, i arsyetuan me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj prej tri fazash për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Latest Posts

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Mos i humbisni

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në...

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin...

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Holandë/ Nuk dihet numri i saktë i viktimave

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.   Një sulmues...