Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Adri Nurellari: Skandal i jashtëzakonshëm, FSK nderon një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18


Nurellari i PDK-së: Skandal i jashtëzakonshëm, Roja e Nderit e FSK-së nderon një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me prezencën e Rojes së Nderit të FSK-së në ceremoninë e nderimit të ushtarëve të rënë në vitin 1912.

Nurellari thotë se FSK nderoi ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria.

“Roja e Nderit e FSK-së ka shkuar dhe ka nderuar një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18. Pra kanë nderuar ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria”.

“Ky është një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra paraardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar”.

“Për të kuptuar përmasat e gjenocidit ndaj shqiptarëve mjafton të lexohet raporti i atëhershëm i fondacionit Carnegie ose reportazhi i Leon Trockit, botuar në gazetën ruse “Kievskaja Misl” dhe shkruajtur si dëshmitar nga vend-ngjarja”, ka shkruar Nurellari.

Pllakata e vendosur në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës kujton ushtarët e vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18.

11 nëntori shënon vendosjen e armëpushimit të vitit 1918 dhe fundin e Luftës së Parë Botërore, e kjo datë, u kremtua me ceremoni zyrtare si nga Franca, ashtu edhe nga Gjermania.

Një ngjarje përkujtuese është mbajtur edhe në Prishtinë nga ambasada franceze, në bashkëpunim me misionin diplomatik gjerman në kryeqytetin e Kosovës.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde përmes një postimi tha se “së bashku me ambasadorin francez shënuam armëpushimin e 11 nëntorit 1918 për të nderuar të gjithë ata që vdiqën për vendet tona në konfliktet dhe luftërat e kaluara”, duke postuar edhe foto ku shihet prania e gardës së Nderit të FSK-së.

Latest Posts

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon...

Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Evropën

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e...

Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë...

Mos i humbisni

Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj pesë personave të cilët dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, njoftoi BBC të enjten.   Orlin...

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ U qëllua pranë automjetit, trupi u gjet nga familjarët

Familjarët ishin ato që gjetën trupin e vrarë të 33-vjeçarit, Valter Fejza, që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ai...

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...