Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Studio e bukurisë “Joliebeauty” në Zvicër gati të mirëpres këngëtaret e estrardes

Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik...

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Rusia sanksionon 100 shtetas kanadezë

Ministria e Jashtme ruse njoftoi më 14 nëntor se ka vendosur sanksione ndaj qytetarëve kanadezë, përfshirë shkrimtaren e njohur, Margaret Atwoodm, shkrimtarin dhe regjisorin, David Bezmozgis, dhe aktoren Kathryne Winnick.

 

 

Qytetarët kanadezë, që i janë shtuar listës së sanksioneve, përfshijnë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë kanadezë, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe figura tjera.

 

 

Në qershor, Rusia sanksionoi 49 qytetarë kanadezë, duke ua pamundësuar hyrjen në Rusi.

 

 

Deri tani janë mbi 1.000 qytetarë dhe kompani kanadeze në listën e sanksioneve të Rusisë.

 

 

Në muajin maj, Kanadaja ka vënë sanksione ndaj dhjetëra individëve rusë, duke përfshirë oligarkë dhe zyrtarë të afërt me Kremlinin dhe Ministrinë e Jashtme ruse, si dhe me disa kompani ruse, për shkak të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

 

 

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, shumë shtete perëndimore, përfshirë Kanadanë, kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Moskës.

 

 

Këto masa përfshijnë përjashtimin e shumë bankave ruse nga sistemi SWIFT, embargo në eksportet ruse, kufizime në investime, ngrirje të aseteve për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre, si dhe ndalesa në udhëtim për shumë zyrtarë të lartë rusë.

Latest Posts

Studio e bukurisë “Joliebeauty” në Zvicër gati të mirëpres këngëtaret e estrardes

Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik...

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Mos i humbisni

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...

IDEA: Komuna e Haraçinës më e sukseshmja tek komunat shqiptare

Në Analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike për 13 komuna të monitoruara, krerët e Strugës, Çairit dhe Bogovinës nuk e kanë realizuar...

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...