Një sulm raketor rus goditi rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, për herë të parë pas disa javësh të enjten, tha guvernatori rajonal.
Një ndërtesë u godit, tha në Telegram guvernatori rajonal i Odesës, Maksym Marchenko, duke paralajmëruar për kërcënimin e një “breshërie masive raketore në të gjithë territorin e Ukrainës”.
Deklarata e Marchenkos vjen mes raporteve të mediave për shpërthime në pjesë të tjera të Ukrainës dhe guvernatorët rajonalë që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimoret e bombave, ndërsa kërcënimi i sulmeve me raketa vazhdon.
Shpërthimi i së enjtes pason breshërinë e madhe të sulmeve ruse të martën që rezultoi gjithashtu në një sulm raketor që goditi Poloninë.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit.
Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë.
Ukrainën, në anën tjetër, është duke e ndihmuar me armatim.
Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni – vend anëtar i NATO-s – duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Këto raporte janë duke u hetuar./rel