Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Krasniqi pas takimit me Escobar në DASh: Sanksionimi i qeveritarëve për të mos udhëtuar në SHBA, është një alarm


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për vizitën e tij disa ditore që është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi ka thënë se vizita e tij nuk ndërlidhet me faktin që disa ministrave të qeverisë dhe zyrtarëve të shtetit u është pamundësuar vizita në Washington.

“Më vjen keq që Kosova është në një situatë të tillë nuk kemi pas raste të tilla më herët është e paprecedentë që të sanksionohen në këtë mënyrë ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarë të shtetit, është për keqardhje, besoj se është një alarm që do të duhej të merrej seriozisht në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

“Vizita ime këtu nuk ndërlidhet doemos me këtë. Por është vizitë e rëndësishme për faktin që unë si udhëheqës i opozitës më takon që të vijë dhe të flas për Kosovën, ashtu siç u takon atyre në qeveri”.

Krasniqi ka treguar se cili ishte qëllimi i vizitës së tij në ShBA.

“Dua të ju them se qëllimi i kësaj vizite nuk është që ne të kritikojmë qeverinë tonë, por që të flasim për nevojën tonë që Kosova të ketë mbështetje amerikane, edhe kur qeveria nuk di ta bëjë një gjë të tillë”.

“Në këtë kuadër vizita ime ka qenë e planifikuar dhe të gjitha këto takime i kam shfrytëzuar që të flas për nevojën e mbështetjen amerikane për Kosovën, për ndihmën që duhet shtuar në proceset integruese, veçanërisht atyre euroatlantike, por edhe për faktin se kemi vërtetë nevojë për një momentum të ri në raportet tona që e ndihmon Kosovë për të kaluar nga statusquoja në të cilën jemi sot”, ka thënë Krasniqi.

Latest Posts

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Mos i humbisni

Tensionet në veri/ Hasani: Serbia i “fryu zjarrit” të konfliktit, palët t’i rikthehen dialogut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi...

Ikën edhe një gazetare nga ALSAT!

Pas tre gazetarëve që u larguan ditë më parë nga Tv ALSAT, është larguar një gazetare tjetër. Evi Shkopi është gazetarja e katërt që...

Ademi: Opozita shqiptare e udhëhequr nga VMRO bllokoi ligjin për lojërat e fatit

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arber Ademi përmes një press-konferenca hodhi poshte të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare mbi ligjin për lojrat e...

Përçahet rëndë Alternativa në Tetovë/ Deputeti Hysni Ismaili: Nuk e njoh degën e zgjedhur mbrëmë, kemi degën dhe organet tjera

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është kontaktuar për të marë qëndrimin e tij për mos pjesëmarrje në kuvendin e djeshëm ku u zgjodh kryesia...