Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

Skandal/ Komuna e Tetovës “vjedh” çelësat e Qendrës Rinore në Tetovë (DOKUMENT)

Një veprim i padëgjuar deri më tani ka ndodhur sot në Qytetin e Tetovës.

Sipas një njoftimi nga Qendra Rinore Sociale, Kulturore në Tetovë udhëheqësia e kësaj komune në mënyrë vandale ka bërë ndrimin e bravës së hapsirës në të cilën ata e posedojnë.

Ata thonë se në momentin që u është dhënë çelësi organeve për shfrytëzim të hapsirave kanë nënshkruar document që do u kthehet i njëjti por ajo nuk ka ndodhur, pasiqë siç njoftojnë nga Qendra Rinore, në mënyrë tinzare derës hyrëse i është ndërruar brava, njofton indeks.mk

Ky rast është paraqitur në polici.

Njoftimi dhe reagimi i plotë:

Të dashur miq, sot u zgjuam dhe u përballuam me një tjeter akt tipik vandal. Të martën Komuna organizoi një ekspozitë te Hapësira dhe për këtë shkak “organizatorët” insistonin të kenë çelësin, kinse për menaxhimit të punimeve të artistëve. Tanimë duke i njohur nga përvoja, ne hezitonim që ta bëjmë këtë, për shumë shkaqe, siç janë siguria e pajisjeve brenda, por edhe ajo që ka ndodhur brenda nate apo sot herët në mëngjes. Për t’u shmangur këtij akti ne ishim të detyruar që të kërkojmë  të nënshkruhet një dokument nga “organizatorët” e ekspozitës ku në besim u jepet çelësi dhe ata detyrohen ta kthejnë pas përfundimit (dokumenti i shtuar dhe i nënshkruar nga Elma Sherifi).

Sot në mengjes, vullnetarët u përballën me një tjetër akt tipik vandal dhe të dhunshëm, ku ashtu si kemi dyshuar është ndruar brava e hyrjes. Ne menjëherë kemi informuar policinë për këtë rast ndërsa nga grupacioni që prezantohen si administratorë komunal kërkojnë të largojmë pajisjet, gjë që ne kurrsesi nuk e pranojmë.

Ne kërkojmë që ky grup të lëshojë menjëherë hapësirën për të lënë te rinjt të vazhdojnë me organizmit e planifikuara, ndërsa organet legale sa më parë të zbardhin rastin delikuent të hyrjes pa leje dhe ndrimit të bravës.

Të dashur miq, ne po përballemi me një grup të dhunshëm, të cilët jo që nuk kanë të drejtë morale në insistimin e tyre për ta okupuar dhe vandalizuar hapësirën, por edhe shtrembërrojnë dhe keqinterpretojnë  marrëveshjen dypalëshe që e kemi, e me këtë duan ta shfrytëzojnë punën e palodhshme të vullnetarëve tanë për më shumë se 4 vite.

Nëntori nuk është festë, por luftë kundër okupatorëve! Ndajeni këtë me miqtë tuaj që të informohet publiku i gjërë se çfarë veprime janë në gjendje të bëjnë njerëzit e etshëm për pushtet!

Latest Posts

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

Mos i humbisni

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...