Grubi: Shipkovica sot na bashkoi në Ditën e Flamurit Kombëtar për të kujtuar atdhedashurinë e dëshmorëve

Zëvendëskryeministri i parë Grubi sot në shoqëri të kryetarit të BDI Ahmeti dhe funksionarë tjerë partiak qëndruan në Shipkovicë për të nderuar dëshmorin Xhemil Abdurahmani e me këtë rast edhe u shpalos busti i tij.

Shipkovica ishte sot vendi që na bashkoi në Ditën e Flamurit Kombëtar për të kujtuar atdhedashurinë e dëshmorëve.
Në oborrin e shkollës fillore “Rexhep Voka” shpalosëm bustin e dëshmorit, Xhemil Abdurahmani që do të jetë përjetë frymëzim i të rinjve të këtij vendi për të qenë në shërbim të përparimit të atdheut.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemil Abdurahmanin dhe të gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI!