FIFA ka njoftuar se ndaj Kroacisë ka nisur procedurë disciplinore për fyerjet ndaj portierit Milan Borjan në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit F ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë.
Gjatë vetë lojës, tifozët kroatë ofenduan portierin kanadez, Milan Borjan, duke brohoritur nga tribuna ndaj tij fyerje poshtëruese dhe duke valëvitur flamuj që tregonin qartë krimet e luftës kundër serbëve gjatë luftës.
FIFA nuk i toleron reagime të këtilla, ndaj pritet që kroatët të marrin një gjobë në të holla në ditët në vijim për sulmin ndaj portierit të rrjetës.
Sipas rregullores, shkelje të tilla përgjithësisht ndëshkohen me një gjobë me të holla për federatën, ndaj e njëjta gjë pritet në këtë situatë. Për momentin nuk dihet se sa mund të jetë gjoba dhe kur do të përcaktohet, por si krahasim mund të shërbejë kombëtarja gjermane, e cila do të paguajë 10 mijë franga zvicerane sepse nuk dërgoi asnjë lojtar në konferencë.