Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Studio e bukurisë “Joliebeauty” në Zvicër gati të mirëpres këngëtaret e estrardes

Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik...

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Associated Press: Shqipëria ka shpresa të mëdha për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median amerikane Associated Press, një ditë para mbajtjes së Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

 

Kryeministri e ka konsideruar Samitin si eventin më të rëndësishëm ndërkombëtar të mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

 

Kreu i qeverisë është shprehur se ka qenë pikërisht zëri i përbashkët i rajonit dhe agresioni rus në Ukrainë që ka afruar më shumë Bashkimin Europian me Ballkanin Perëndimor.

 

 

Artikulli i plotë i Associated Press:

Kryeministri i Shqipërisë tha të hënën se samiti i Bashkimit Evropian në në Trianë demonstron interesat e rritura gjeostrategjike të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë pritësi i takimit njëditor të martën që synon rindezjen e procesit të zgjerimit të BE-së.

“Është një moment fantastik. Askush nuk mund ta imagjinonte këtë deri dy vjet më parë, dhe tani po ndodh”, ka thënë Rama në një intervistë për Associated Press.

Rama ka kritikuar më parë BE-në për zvarritjen e saj në pranimin e vendeve të reja anëtare. Gjashtë vendet që janë në fokus të samitit – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – morën garanci për vite me radhë, por panë që hapat e tyre drejt anëtarësimit të ngecnin në vend.

Lufta në Ukrainë ka dhënë një kujtesë të cenueshmërisë së rajonit dhe i ka dhënë BE-së një nxitje për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrethin demokratik të Evropës, sipas Ramës. Ai tha se blloku duhet veçanërisht të punojë me Serbinë e cila nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

“Zëri i përbashkët i Ballkanit Perëndimor ka vënë në lëvizje më shumë liderë të BE-së” që të punojnë më shumë në rrugën e anëtarësimit sepse “ju duhet,Ballkani Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”, ka thënë Rama.

Kryeministri e quajti takimin e së martës “ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare (të Shqipërisë), duke vënë në dukje se vendi ish-komunist deri në vitin 1990 ishte “i shkëputur plotësisht nga bota dhe nga Europa”.

Samiti do të sjellë “shumë për Ballkanin Perëndimor, për vendin tonë, shumë energji pozitive, shumë shpresë, shumë rrugë të reja, shtigje të reja, që do të përcaktojnë veten në hapat e ardhshëm”, tha Rama. Vendimi i BE-së për të mbajtur samitin jashtë territorit të saj është një “ogur i mirë për të ardhmen”.

Me përjashtim të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, vendet e Ballkanit Perëndimor fillimisht u identifikuan si kandidatë potencialë të BE-së në vitin 2003. Kroacia, e cila është gjithashtu pjesë e rajonit, iu bashkua bllokut në vitin 2013.

Blloku ra dakord të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik dhe i ka mbajtur ato diskutime me Serbinë dhe Malin e Zi për disa vite. Komisioni Ekzekutiv i BE-së rekomandoi Bosnjën si një kandidate anëtare në tetor. Qeveria e Kosovës tha se planifikon të aplikojë për shqyrtimin e kandidaturës këtë muaj.

Bisedimet e anëtarësimit, të cilat përafrojnë politikat, administratën dhe ekonomitë e vendeve kandidate me ato të bllokut, mund të zgjasin me vite dhe procesi i bazuar në merita është individual për çdo vend.

Rama pohoi se marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht ato që përbënin ish-Jugosllavinë, nuk kanë qenë kurrë më të mira, megjithëse ai pranoi se refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës është ende një ‘problem’.

“Por ne jemi në këtë rrugë dhe do të vazhdojmë të shtyjmë për pajtim, normalizim dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë edhe me Serbinë”, tha ai.

Latest Posts

Studio e bukurisë “Joliebeauty” në Zvicër gati të mirëpres këngëtaret e estrardes

Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik...

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Mos i humbisni

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri...

IDEA: Komuna e Haraçinës më e sukseshmja tek komunat shqiptare

Në Analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike për 13 komuna të monitoruara, krerët e Strugës, Çairit dhe Bogovinës nuk e kanë realizuar...

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...