Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.

 

Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

 

Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

 

Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.

 

Ai është futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

 

Onyshchenko ka edhe shtetësi ruse.

 

Pas reagimeve në opinion, Qeveria maqedonase kërkoi sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) lidhur me rekomandimin që kishin dhënë për pajisjen e Onyshchenkos me shtetësi maqedonase.

 

Në një seancë të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ANB-së, drejtori Viktor Dimovski pranoi se gjatë dhënies së mendimit pozitiv, janë bërë “lëshime të sigurisë”.

 

“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s nuk është bërë dhe është faji i një individi”, deklaroi Dimovski më 18 nëntor.

 

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshchenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych.

 

Pas ndërrimit të Qeverisë ukrainase në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas, Onyshchenko arriti të strehohej në Spanjë, por meqë autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletë-arrestin ndërkombëtar, ai arriti të strehohej në Gjermani, pasi Qeveria gjermane refuzoi kërkesën e Ukrainës për ekstradim./rel

Latest Posts

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Mos i humbisni

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%. Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë...

Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet. Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje...

Zjarr në një lokal nate në Spanjë, regjistrohen të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një lokal nate në juglindje të Spanjës.   Flakët nisën në...