Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancën e 106-të në të cilën janë miratuar disa vendime.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar opinionin përmes rrjetit social Facebook, ne lidhje me të gjitha vendimet e miratuara, ndër ta edhe shfrytëzimin e mjeteve nga një Fond i veçantë për përmirësimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuara dhe punësimin e personave të papunë.
Njoftimi i plotë:
Nga seanca e 106-të e Qeverisë
Përveç vendimit për heqjen e shtetësisë së Oleksandr Onishchenkos, në seancën e sotme miratuam edhe:
Vendim për shfrytëzimin e mjeteve të pashfrytëzuara (në vlerë prej 130.000.000,00 denarë) nga Fondi i veçantë për përmirësimin e kushteve për punësim dhe punë të personave me aftësi të kufizuara dhe për financimin e masave për punësimin e personave të regjistruar të papunë.
E njëjta shumë do të përdoret për financimin e programeve dhe masave aktive të punësimit, përkatësisht:
Mbështetje për vetëpunësim;
Subvencionim i pagave, dhe
Punësimi dhe rritja e personave juridik nga plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.
Sollëm Vendim për donacion për Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.