Me rastin e 24 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit”, në Gorozhup të Pashtrikut, Ali Ahmeti ka kujtuar ata duke thënë se në ato kujtime krenarie të një kauze të drejtë, edhe pas 24 viteve nga rënia e tyre heroike qëndron edhe Komandanti i Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij.
Atdhedashuria e tyre ka qenë mburojë e indit tonë kombëtar, amaneti i tyre forcë veprimi në idealin e lirisë së Kosovës dhe sot, frymëzim gjeneratash për përparimin e kombit, shkruan mes tjerave Ahmeti.
Linku i postimit të plotë të Ali Ahmetit:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=691944045633054&set=a.465898708237590