Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Japonezët kundër rritjes së taksave për avancim të ushtrisë

Shumica e japonezëve nuk mbështesin rritjen e taksave për të financuar avancimin e ushtrisë, ka raportuar gazeta japoneze, Kyodo, duke cituar një sondazh të kryer nga ajo.

 

 

Ajo e ka realizuar sondazhin pas vendimit të Qeverisë për avancimin më të madh ushtarak prej Luftës së Dytë Botërore. Japonia ka bërë të ditur të premten se shpenzimet për ushtri do të shkojnë në 320 miliardë dollarë. Sipas Qeverisë, Japonia do të blejë raketa që mund të sulmojnë Kinën, dhe të përgatisë ushtrinë për çfarëdo sulmi. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka thënë se Qeveria nuk do të rrisë tasat në vitin e ardhshëm fiskal, që nis më 1 prill, por në fazat e radhës deri më 2027.

 

 

Ai ka thënë se Japonia është në “pikë kthese të historisë” dhe se avancimi ushtarak është “përgjigja im ndaj sfidave të shumta që i kemi”. Pothuajse 65 për qind e respodentëve të sondazhit të Kyodos kanë kundërshtuar rritjen e taksave për shpenzime ushtarake, derisa 87 për qind kanë thënë se arsyetimi i Kishidas nuk është i mjaftueshëm. Plani pesëvjeçar i Qeverisë japoneze për taksat, dikur diçka e paimagjinueshme për një shtet paqësor si Japonia, mund ta bëjë atë shtetin e tretë në botë sa u përket shpenzimeve ushtarake, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Latest Posts

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Mos i humbisni

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në...

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin...

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Holandë/ Nuk dihet numri i saktë i viktimave

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.   Një sulmues...