Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Scholz: Gjasa për bisedime me Putinin për fundin e luftës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) është shprehur për gjasat e zhvillimit të bisedimeve me presidentin rus, Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë. “Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj”, është shprehur kancelari gjerman për gazetën “Süddeutschen Zeitung”. Për këtë “do të jetë e nevojshme të flasim”, tha Scholz. “Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim.”

 

 

 

Rusia duhet ta “kuptojë, që nuk vazhdohet më kështu”, ka thënë kancelari gjerman, sipas agjencisë së lajmeve, dpa. Putini duhet “t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog”. Apeli mund të jetë vetëm ky, sipas Scholz. “Putini, jepini fund luftës. Rreziku i një shkallëzimi për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë është “i madh”. Në fillim të dhjetorit, kancelari gjerman telefonoi për herë të parë pas shtatorit me presidentin rus. Në bisedimin afër 1 orë, kancelari gjerman kërkoi sa më shpejt një zgjidhje diplomatike, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

 

 

 

Përtej kësaj, kancelari gjerman është shprehur për SZ, se nuk pret një emergjencë të furnizimit me gaz këtë dimër. Ai iu referua programeve të mëdha të ndihmës të qeverisë gjermane, në bazë të cilave “pritet që me këtë shumë të zbusim çmimet e larta në këtë dimër dhe atë të ardhshëm”, tha Scholz për gazetën gjermane. Në perspektivë gjendja në tregjet e energjisë do të përmirësohet, sipas Scholz. Furnizimi me gaz edhe pas ndërprerjes së gazit rus do të jetë i siguruar edhe për dimrin e ardhshëm.

 

 

Ndërkohë të shtunën (17.12.) Gjermania vuri në funksion terminalin e parë LNG lundrues në Vilhelmshafen me pjesëmarrje të kancelarit Scholz e ministrave të tjerë të qeverisë gjermane. Ky terminal do të ndihmojë për pavarësimin e Gjermanisë nga gazi rus. Ai ndërtua në kohë rekord brenda pak muajsh dhe do presë anijet me gazin e lëngëshëm LNG nga java e ardhshme. Në këtë terminal do të bëhet rikthimi i gazit të lëngshëm në formë të ngurtë për kalimin e tij pastaj në tubacionet e gazit.

Latest Posts

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Mos i humbisni

Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën...

Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u godit një rast i tregëtimit i ushqimeve të skaduara, brenda një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore...

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...