Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Putin: Ushtria ruse po përballet me probleme në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtrisë ruse iu desh të mësonte dhe të rregullonte problemet me të cilat u përball në Ukrainë, duke premtuar se do t’i japë ushtrisë çfarëdo që i nevojitet për të vazhduar luftën.

 

Gjatë një fjalimi para shefave të mbrojtjes në Moskë, Putin tha se nuk ka kufizime financiare për atë që Qeveria do të ofrojë, në kuptim të pajisjeve ushtarake.

 

“Ne nuk kemi kufizime financiare. Shteti dhe Qeveria po ofrojnë gjithçka që ushtria po kërkon”, tha ai.

 

Putin e pranoi se mobilizimi i 300.000 rezervistëve, që ai e shpalli në shtator, nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.

 

“Mobilizimi i pjesshëm që u krye shfaqi disa probleme, siç e dini të gjithë, që duhen menjëherë të adresohen”, tha ai.

 

Ai po ashtu iu referua edhe problemeve të tjera, të cilat nuk i specifikoi, me të cilat tha se ushtria është përballur dhe shtoi se për rregullimin e tyre kërkohet kritikë konstruktive.

 

“I kërkoj Ministrisë së Mbrojtjes që të shikojë të gjitha nismat civile, përfshirë edhe ato që përmbajnë kritika, dhe t’iu përgjigjet në mënyrë të duhur”, tha ai.

 

Putin edhe më herët ka pranuar se ushtria ruse është përballur me probleme. Të martën, ai u tha zyrtarëve të sigurisë se situata në katër rajonet në Ukrainë, që Rusia pretendon se janë pjesë e saj, “ishte e komplikuar”.

 

Putin po ashtu në fillim të dhjetorit ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

 

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe fillimisht mori nën kontroll pjesë të mëdha në lindje dhe jug të Ukrainës. Por, së fundi ushtria ruse ka pësuar një sërë disfatash në fushëbetejë./rel

Latest Posts

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Mos i humbisni

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...

Krydiplomati kinez: Pekini dhe Moska duhet të thellojnë bashkëpunimin

Kryediplomati i Kinës i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të “një...

Bashkia Tiranë vijon me rehabilitimin e rrugëve në kryeqytet

Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme...