Goleadori Admin Abdulla ftohet te përfaqësuesja U15 e Maqedonisë (Video)

Admin Abdulla është një ndër talentët e futbollit në vend, para të cilit është një e ardhme e ndritur. Bëhet fjalë për një futbollistë...

TË FUNDIT

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Tentim-fshehja, rrëfimi i babait e suspendimi i punonjësve – gjithçka që dimë për rastin në Pejë


Spitali i Përgjithshëm i Pejës u bë kryefjalë e natës, mbrëmjen e 21 dhjetorit 202. Një raportim i portalit Indeksonline, ngriti në këmbë shumë figura, teksa dolën në pah edhe të bëmat e spitalit, që tentoi të fshehë rastin.

Një foshnje e pajetë u vendos në lavatriçe bashkë me rroba të tjera, për t’u ndarë më pas në disa copëza, copëza këto që do të shihen nga babai.

Fillimisht, babai i foshnjes kishte nuhatur një parregullsi, në momentin që po i refuzohej lirimi i trupit të vdekur të foshnjes.

Këto dyshime u konfirmuan pak më vonë, kur i njëjti pa copëzat e trupit, për t’u tronditur totalisht, bashkë me familjen.

Përkundër kërkesave nga stafi i spitalit që kjo çështje të shuhet, prindërit kanë njoftuar policinë.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se ngjarja ka ndodhur javën e kaluar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai për Nacionalen.

Suspendimi

Spitali i Pejës ndërkaq ka konfirmuar se tashmë janë suspenduar shtatë punonjës.

Tutje, nga ky njoftim është bërë e ditur se gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e datës 13.12.2022, ndërsa hetimet po zhvillohen rreth asaj se si është bërë ruajtja e fetusit të vdekur.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatëzën e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhoj ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njëren anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.

Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.

Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.

Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, thuhet ndër tjerash në komunikatën respektive.

Neglizhenca

Në fakt, neglizhenca po ndodh që nga hierarkia më e lartë e këtij dikasteri, për shumëkë më të rëndësishmin në vendin tonë, që fatkeqësisht nuk po gëzon vëmendjen e duhur nga autoritetet.

Ky është veç skandali i radhës që ngjau në ditën e 74 pa ministër, ndërsa situatë identike duket të jetë në të gjithë zinxhirin përgjegjës.

Kujtojmë se shëndetësia ka dhjetëra telashe, e të cilat dalin në pah çdo ditë e më shumë.

Nacionale, që nga lindja si portal, ka raportuar vazhdimisht për këto probleme, si për mungesën e mjekëve, anesteziologëve, mjekëve apo infermierëve, por edhe për mungesën e barnave esenciale, mungesën e të cilëve qytetarët e vendit tonë po e vërejnë çdo ditë.

Çnjerëzore

Sipas gazetarit të shëndetësisë, Bujar Vitija, tentim-fshehja e rastit është çnjerëzore. Në dy postime të ndara, ai fillimisht kërkoi shkarkimin e të gjithë përgjegjësve, teksa në një tjetër publikim pyeti organet respektive, MSh dhe ShSKUK se si mund t’i zë gjumi.

“Është çnjerëzore rasti që ka ndodhur me foshnjën e vdekur e cila u fut në rrobalarese me çarçafe. E aq më tepër që rasti është tentuar të mbahet i fshehtë. Shkarkimi i të gjithë pergjegjësve për rastin dhe tentim fshehjen është akti më i pakët që duhet të ndërmerret sa më parë!”, shkroi ndër të tjerash ai.

Latest Posts

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Mos i humbisni

Fillon zbatimi i projektit për pagesë elektronike të taksës rrugore në Korridorin 8

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se nga e hëna (2.10.2023), do të fillojnë punët ndërtimore dhe të instalimit në stacionin pagesor në Gllumovë. Gjatë...

Besimi për Bloomberg Adria: Presim interes më të madh nga bankat dhe institucionet për fletobligacionin e gjelbër, për qytetarët fletobligacion i ri në muajin...

Ankandi për fletobligacionin e gjelbër, për të cilin këtë javë u publikua prospekti, do të mbahet më 3 tetor, ditën e martë, me ç’rast...

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...