Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Një punëtor i inteligjencës gjermane dyshohet se ka ndarë sekrete shtetërore me Rusinë

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të jashtëm të inteligjencës, nën dyshimet se ka ndarë sekrete shtetërore me Rusinë, thanë prokurorët federalë më 22 dhjetor. Arrestimi i të dyshuarit, i identifikuar si Carsten L, shtetas gjerman, ndodhi në Berlin më 21 dhjetor. Ai është dërguar në paraburgim. “I akuzuari dyshohet për tradhti shtetërore”, thanë prokurorët federalë përmes një deklarate, të publikuar nga Reuters dhe Deutsche Welle. Ai ka ndarë informacion, që konsiderohet sekret shtetëror, me agjencinë ruse të inteligjencës, thanë prokurorët. Në deklaratë u tha se policia ka bastisur banesën e tij dhe vendin e punës, por edhe pronat e një personi tjetër.

 

 

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se mund të rritet aktiviteti i spiunazhit rus në kohën kur po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës. Ende nuk është e qartë se çfarë informacioni i ka dhënë rusëve Carsten L., por shërbimi i inteligjencës së jashtme (BND), tha se incidenti ka ndodhur gjatë këtij viti. BND kishte nisur hetimin e brendshëm për këtë çështje sapo kishte marrë informacionin për mundësinë e tradhtisë brenda këtij institucioni, tha shefi i kësaj agjencie, Bruno Kahl, përmes një deklarate. BND nuk do të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin deri kur prokurorët federalë të përfundojnë hetimin e tyre, tha Kahl. “Çdo detaj i këtij procesi që bëhet publik nënkupton avantazh për këtë kundërshtar [Rusinë] dhe për qëllimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë”.

 

 

Arrestimi në Gjermani vjen vetëm disa ditë pasi Austria tha se ka identifikuar një shtetas grek, 39 vjeç, që dyshohet se ka spiunuar për Rusinë. Mediat në Austri raportuan më 19 dhjetor se i dyshuari është djali i një diplomati rus. Ministria e Brendshme e Austrisë tha se i dyshuari kishte mbledhur informacione në Austri lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Ky institucion shtoi se i dyshuari ishte arrestuar në fund të marsit, por ishte liruar deri në nisjen e gjykimit.

Latest Posts

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Mos i humbisni

Tensionet në veri/ Hasani: Serbia i “fryu zjarrit” të konfliktit, palët t’i rikthehen dialogut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi...

Ikën edhe një gazetare nga ALSAT!

Pas tre gazetarëve që u larguan ditë më parë nga Tv ALSAT, është larguar një gazetare tjetër. Evi Shkopi është gazetarja e katërt që...

Ademi: Opozita shqiptare e udhëhequr nga VMRO bllokoi ligjin për lojërat e fatit

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arber Ademi përmes një press-konferenca hodhi poshte të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare mbi ligjin për lojrat e...

Përçahet rëndë Alternativa në Tetovë/ Deputeti Hysni Ismaili: Nuk e njoh degën e zgjedhur mbrëmë, kemi degën dhe organet tjera

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është kontaktuar për të marë qëndrimin e tij për mos pjesëmarrje në kuvendin e djeshëm ku u zgjodh kryesia...