Në Merdarë pritje deri në pesë orë për të hyrë në Kosovë


Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se bashkëatdhetarët e Kosovës që po hyjnë në vend janë duke u përballur me pritje deri në pesë orë në pikën e Merdarës në kufi me Serbinë.

Kështu, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë pritjet shkojnë deri në katër orë.

Në pikat tjera situata është me e qetë.

Pika e Jarinjës është aktualisht e mbyullur për shkak të barrikadave që janë vendosur nga serbët lokal në pjesën veriore të Kosovës.

Këtu keni tabelën më të dhëna të plota: