Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën se Ukraina duhet të përmbushë propozimet e Moskës në lidhje me “territoret e tyre të reja” – ose ushtria ruse do të ndërmarrë veprime, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
“Armiku është i vetëdijshëm për propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë ruse prej andej, duke përfshirë territoret tona të reja (Donetsk, Luhansk, Herson dhe Zaporizhia)”.
“Ka mbetur vetëm një gjë për të bërë: t’i përmbushni ato para se të jetë tepër vonë. Përndryshe ushtria ruse do t’i marrë gjërat në duart e veta.
“Për sa i përket kohëzgjatjes së konfliktit, topi është tani në fushën e Uashingtonit dhe regjimit të tij. Ata mund ta ndalin këtë rezistencë të kotë në çdo moment.”
Rusia pretendoi kontrollin mbi katër rajonet e zaptuara Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson pas referendumeve të rreme në shtator, të kritikuara gjerësisht nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Megjithatë, Rusia ka hasur pengesa në këto katër rajone.
Vetëm disa javë nga aneksimi illegal i Kherson-it, Ukraina rimori kryeqytetin e saj rajonal me të njëjtin emër, duke çliruar rreth 10,000 kilometra katrorë tokë dhe duke lëvizur artilerinë e saj të furnizuar nga perëndimi brenda rrezes së Krimesë.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin pranoi se situata në katër territoret e pushtuara ishte “jashtëzakonisht e ndërlikuar”.