Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Kremlini: Nuk po e shtyjmë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

Kremlini hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtyn Serbinë që ta destabilizojë situatën në Kosovë. Nga Kremlini thanë se Serbia vetëm po mbron të drejtat e serbëve etnikë. I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “është krejtësisht e gabuar” që të flitet për ndikimin destruktiv rus.

 

 

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore. “Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se Kosova po ashtu ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake.

 

Ndryshe, Rusia është aleate e Serbisë dhe Beogradi ka llogaritur në mbështetjen e Moskës për të bllokuar Prishtinën që të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare. Përderisa Serbia ende vazhdon të refuzojë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, Kosova e ka sanksionuar Moskën. Serbia ka mohuar se po tenton të destabilizojë Kosovën dhe ka argumentuar se po i mbron serbët që jetojnë në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se Serbia do të “vazhdojë të luftojë për paqe dhe kërkon një zgjidhje kompromisi”.

 

 

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga nëntori, pasi zyrtarët serbë u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Por, tensionet kulmuan më 10 dhjetor, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada. Barrikadat e ngritura në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë. Që nga 10 dhjetori këto dy pikëkalime janë mbyllur për qarkullim, ndërkaq më 27 dhjetor u mbyll edhe pika kufitare e Merdares, pasi u vendosën barrikada në rrugën që çon drejt Merdarjes në anën e territorit të Serbisë.

 

Serbët lokalë kanë thënë se barrikadat në Kosovë janë vendosur në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës. Dejan Pantiq, sipas autoriteteve në Kosovë, është arrestuar nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kosova ka thënë se përgjegjës për barrikadat janë “grupet kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Beogradi, ndërkaq, ka thënë se barrikadat do të hiqen kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Latest Posts

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Mos i humbisni

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...

Krydiplomati kinez: Pekini dhe Moska duhet të thellojnë bashkëpunimin

Kryediplomati i Kinës i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të “një...

Bashkia Tiranë vijon me rehabilitimin e rrugëve në kryeqytet

Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme...