Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Biden: Jam i shqetësuar për të ardhmen e ndihmës për Ukrainën

Çrregullimi brenda radhëve të republikanëve në Capitol Hill po i shkakton Presidentit Joe Biden shqetësim ndërsa ai punon për të siguruar fonde të...

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

Suedia si kryesuese e BE-së i ka në tavolinë dy çështje lidhur me Kosovën


Suedia si kryesuese e BE-së do ta ketë prioritet edhe Ballkanin, i ka në tavolinë dy çështje lidhur me Kosovën.

Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjasë deri në fund të muajit qershor.

Do të jetë kjo hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t’i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë, Kristersson tha se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së BE-së, si dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të domosdoshëm për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha aspektet.

Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Evropën.

“Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së.

Suedia, thonë burimet diplomatike në Bruksel, do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.

Suedia premtoi se do ta vazhdojë punën e nisur me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vende të tjera, përfshirë ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Presidenca do të vazhdojë punën pas vendimeve të Këshillit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe ofertën për perspektivë evropiane Gjeorgjisë. Po ashtu do të vazhdojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në prioritetet e Presidencës suedeze.

“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, thuhet në dokumentet suedeze.

Pritet që Presidenca suedeze të vazhdojë punën edhe rreth dy çështjeve të lidhura me Kosovën. Njëra është përmbyllja formale e vendimit për liberalizimin e vizave, ndërsa tjetra ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE.

Sa i përket liberalizimit të vizave, pjesa më e madhe e punës është kryer gjatë kryesimit të Çekisë – është miratuar vendimi nga vendet anëtare në Këshillin Evropian, pastaj është arritur marrëveshja për këtë vendim edhe në Parlamentin Evropian.

Tash vetëm pritet që të aprovohet kjo marrëveshje në Parlamentin Evropian, e më pas edhe një herë në Këshill. Kjo pritet të ndodhë në pjesën e parë të kryesimit të Suedisë me BE-në.

Sipas vendimit për të cilin janë pajtuar vendet anëtare të BE-së, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se data 1 janar e vitit 2024.

Përderisa diplomatët në Bruksel presin që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë një dosje e lehtë për Suedinë, pasi ka mbetur vetëm puna formale dhe nuk ka asnjë pengesë politike, më i vështirë pritet të jetë shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo kërkesë, sipas rregullave dhe procedurave të BE-së, iu dorëzua Presidencës çeke më 15 dhjetor. Por, Çekia nuk pati mundësi dhe kohë të bëjë asgjë më tepër, pos që t’i njoftojë vendet anëtare për këtë akt.

Tash, dosjen pritet ta marrë përsipër Presidenca suedeze e BE-së, e cila premtoi se do t’i nisë konsultimet me vendet anëtare rreth mundësive për veprime të mëtejme. Problem mbetet fakti se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë prej 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit miratohen me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Suedia, tradicionalisht, ka qenë vend që e ka mbështetur fuqishëm procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë ka qenë shtet i hapur edhe për pranimin e imigrantëve. Por, kohëve të fundit, kanë ndodhur ndryshime në skenën politike atje, të cilat, sipas diplomatëve në Bruksel, mund të ndikojnë edhe në sjelljen e Suedisë në BE. Në zgjedhjet e fundit, numrin më të madh të votave e ka fituar partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë”, e cila ka pasur qëndrime kritike ndaj BE-së, e sidomos ndaj politikës së azilit dhe migrimit.

Kjo parti nuk është pjesë e Qeverisë, por ia siguron Qeverisë aktuale të kryeministrit Kristersson shumicën e nevojshme të votave në Parlament – çka e bën këtë Qeveri krejtësisht të varur prej kësaj partie.

Në raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që Suedia ta ketë prioritet edhe bashkëpunimin në fushën e kontrollit të migrimit.

Një ndryshim tjetër që ndodhi në politikën e Suedisë, si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, ishte heqja dorë nga parimi i neutralitetit ushtarak dhe kërkesa për anëtarësim në NATO. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe fqinji i saj, Finlanda.

Suedia, aktivisht, e ka mbështetur edhe misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Në pjesën e dytë të vitit 2023, Suedia do t’ia dorëzojë Spanjës kryesimin e radhës me Këshillin e BE-së. /REL

Latest Posts

Biden: Jam i shqetësuar për të ardhmen e ndihmës për Ukrainën

Çrregullimi brenda radhëve të republikanëve në Capitol Hill po i shkakton Presidentit Joe Biden shqetësim ndërsa ai punon për të siguruar fonde të...

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

Mos i humbisni

Njihuni me Bedri Ramadanin, kardiokirurgun shqiptar në Gjermani që ka shpëtuar 6000 jetë dhe ka bërë 300 transplante të zemrës

I lindur më 5 qershor të vitit 1970, Bedri Ramadani shkollën fillore e ka kryer në Vaksincë - Llojan, derisa gjinmnazin gjatë viteve 1985-1989...

Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën...

Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u godit një rast i tregëtimit i ushqimeve të skaduara, brenda një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore...

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...