Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

30 vjet pas shpërbërjes së Çekosllovakisë

Në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1992, shteti i atëhershëm 74-vjeçar i Çekosllovakisë, i themeluar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore, u shpërbë për t’u zëvendësuar nga republikat e pavarura çeke dhe sllovake. Tani, 30 vjet më vonë, ish-kryeministri çek Vaclav Klaus, i cili ndihmoi në negocimin e ndarjes, reflekton mbi shpërbërjen e vendit dhe mësimet e nxjerra.

 

 

Ndarja e Çekosllovakisë në dy shtete, atë të Çekisë dhe Sllovakisë është një nga të paktat raste në histori që u realizua pa gjakderdhje. Kjo sipas ish kryeministrit çek Vaclav Klaus erdhi si rezultat i një procesi të menduar mirë. “Detyra ime ishte të realizoja ndarjen, të cilën në atë moment e konsideroja të pashmangshme. Ndarja ishte miqësore, paqësore dhe e drejtë. Së bashku me kryeministrin sllovak, (Vladimir) Meciar, arritëm të përmbushim detyrën”, thotë ish kryeministri Klaus.

 

 

Shpërbërja e Çekosllovakisë, e quajtur shpesh edhe “Divorci i Paqtë” nuk u bë përmes votës popullore sepse dy politikanët, Klaus dhe Meciar, të cilët negociuan ndarjen, nuk pranuan të zhvillonin një referendum për këtë çështje. Disa banorë të Pragës janë ende të pakënaqur me atë vendim. “Mendoj se shumica e sondazheve të opinionit publik në atë kohë nuk ishin në favor të ndarjes, por zoti Meciar dhe zoti Klaus, për arsyet e tyre, mendonin të kundërtën,” thotë ish-diplomati amerikan, Cameron Munter.

 

 

Por ndërsa çekët ishin të lumtur që ishin pjesë e Çekosllovakisë, shumë sllovakë ndiheshin si qytetarë të dorës së dytë, kujton zoti Klaus. “Sllovakët i shihnin çekët si vëllain e madh, vëllain më të moshuar dhe ndjeheshin si qytetarë të dorës së dytë”, thotë zoti Klaus.Duke reflektuar për mësimet e nxjerra nga ajo shpërbërje, ish presidenti çek thekson rëndësinë që kanë negociatat, duke e ndarë këtë përvojë me vendet si  Kosova apo Ukraina. “Unë do t’i thoja Kosovës dhe vendeve të tjera, edhe Ukrainës, mësimi që kam marrë dhe përvoja ime më thonë se duhet të negociosh. Duhet të negociosh sa më gjatë. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur luftën, ose një situatë dramatike në një vend”.

 

 

Tre dekada më vonë, Çekia dhe Sllovakia – të dyja anëtare të BE-së që nga viti 2004 – gëzojnë lidhje të ngushta ekonomike, politike dhe kulturore. Sondazhet tregojnë se çekët dhe sllovakët e shohin njëri-tjetrin si aleatët më të ngushtë. Divorci i tyre i shpejtë – kushtet e të cilit u shkruan në kopshtin e një vile – i takon së kaluarës.

Latest Posts

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

Mos i humbisni

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...