Goleadori Admin Abdulla ftohet te përfaqësuesja U15 e Maqedonisë (Video)

Admin Abdulla është një ndër talentët e futbollit në vend, para të cilit është një e ardhme e ndritur. Bëhet fjalë për një futbollistë...

TË FUNDIT

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Bjellorusi: Fituesi i çmimit Nobel për Paqe rrezikon deri në 12 vjet burg

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Byalyatski doli para gjyqit në Bjellorusi të enjten, duke rrezikuar dënimin deri në 12 vjet burg në një rast që aleatët e tij e shohin si ndëshkim politik për punën e tij për të drejtat e njeriut. 60-vjeçari, i cili bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna”, është një nga qindra aktivistët bjellorusë që u burgosën gjatë shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare që shpërthyen në verën e vitit 2020.

 

 

Zoti Byalyatski, i cili në tetor ndau Çmimin Nobel për Paqe me grupin rus të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe Qendrën e Ukrainës për Liritë Civile, u arrestua në vitin 2021 së bashku me dy bashkëpunëtorë të organizatës “Viasna”. Treshja përballet me dënime nga shtatë deri në 12 vjet burg për akuzat e financimit të protestave dhe kontrabandës së parave. Zoti Byalyatski nuk i ka komentuar publikisht akuzat dhe avokatit të tij i është ndaluar të zbulojë informacione për rastin. Pamjet televizive nga salla e gjyqit treguan tre të pandehuerit të ulur në stola brenda një kafazi metalik, të lidhur me pranga dhe në heshtje ndërsa nisi procesi.

 

 

Një aktivist i katërt i të drejtave të njeriut, që u largua nga Bjellorusia, po gjykohet në mungesë për të njëjtën çështje. Organizata “Viasna” tha në rrjetin social “Twitter” se gjykatësi kishte refuzuar të zhvillonte gjyqin në bjellorusisht në vend të rusishtes dhe hodhi poshtë kërkesën e zotit Byalyatskit për një përkthyes. Gjyqi gjithashtu nuk mori në shqyrtim kërkesën për heqjen e prangave. Rreth 30 persona, duke përfshirë diplomatë perëndimorë, shkuan në gjykatë por, shumica nuk u lejuan të hynin brenda. Organizata “Viasna” luajti një rol udhëheqës në ofrimin e ndihmës ligjore dhe financiare për qindra bjellorusë të cilët u burgosën gjatë protestave masive që nisën kur udhëheqësi, Alexander Lukashenko, i cili është në pushtet nga viti 1994, pretendoi fitoren në zgjedhjet e vitit 2020.

 

 

“Akuzat kundër kolegëve tanë janë të lidhura me veprimtarinë e tyre për të drejtat e njeriut, ofrimin e ndihmës nga qendra e të drejtave të njeriut ‘Viasna’ për viktimat e persekutimit me motive politike”, u shpreh grupi përmes një deklarate. Zoti Byalyatski dhe kolegët e tij konsiderohen si “të burgosur politikë” nga aktivistët e tjerë të të drejtave të njeriut. Ata thonë se në burgjet e Bjellorusisë mbahen rreth 1,500 të burgosur politikë. Sipas tyre, që nga viti 2020, rreth 50,000 njerëz janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, ose pse kanë kritikuar autoritetet.

Latest Posts

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Mos i humbisni

Fillon zbatimi i projektit për pagesë elektronike të taksës rrugore në Korridorin 8

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se nga e hëna (2.10.2023), do të fillojnë punët ndërtimore dhe të instalimit në stacionin pagesor në Gllumovë. Gjatë...

Besimi për Bloomberg Adria: Presim interes më të madh nga bankat dhe institucionet për fletobligacionin e gjelbër, për qytetarët fletobligacion i ri në muajin...

Ankandi për fletobligacionin e gjelbër, për të cilin këtë javë u publikua prospekti, do të mbahet më 3 tetor, ditën e martë, me ç’rast...

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...